>
BIOSHQIP

Mc Kresha: “Emceeclopedy”, Albumi Më I Suksesshëm I Vitit 2014

02-06-2014
MC Kresha, reperi i njohur kosovar ka rrëfyer në një intervistë për teksteshqip.com disa detaje nga projektet e tij të fundit. "Emceeclopedy" është albumi më i ri i Mc Kreshës i cili aktualisht qëndron në vendin e parë si albumi më i suksesshëm i këtij viti sipas statistikave të teksteshqip. "Luv Luv" është një nga këngët më të pëlqyera të albumit bashk me videoklip e cila poasht qëndron në vendin e parë në Renditjen Zyrtare të videoklipeve në teksteshqip.com duke bërë që ky projekt të jetë nga më të suksesshmit e vitit. Për më tepër detaje na i zbulon vetë Mc Kresha në vazhdim...

TeksteShqip: MC Kresha, keni lansuar së fundmi albumin tuaj më të ri "Emceeclopedy", i cili po thyen majat e suksesit. Na tregoni pak më shumë rreth këtij projekti kaq të suksesshëm?

MC Kresha: Ky projekt është një punë e PINT, projekt të cilin e kena realizu me shumë përkushtim brenda 6 muajve punë së bashku me ekipin e Pintit, Pinkmoon, BeefHaus edhe HOT Music kemi arritur ti realizojmë shumicën e aranzhmaneve, videove e deri te distribuimi i cd-së dhe albumit në iTunes dhe iGroove.



TeksteShqip: Sa kohë ju ka marrë gjithsej deri në përfundimin e albumit?

MC Kresha: Albumi ka zgjat për tu realizuar 6 muaj, siç e thashë më lartë, kanë punuar producentat e PINT Strike dhe K-Master, po ashtu edhe producenti gjerman Rockie Press Play dhe producentët Zvicrran HOT Music, gjithashtu edhe një grup underground gjerman Rooq e kanë realizu një beat për këtë album.

TeksteShqip: Një nga këngët e albumit "Luv Luv" është në vendin e parë për momentin dhe është duke u pëlqyer shumë nga publiku. Mendoni se kjo ka qenë kënga më e suksesshme e albumit?

MC Kresha: Mendoj që vet fakti që shumë njerëz e kërkojnë në radio poashtu edhe nëpër koncerte pritet jashtzakonisht mirë, e bënë këngën "Luv luv" të prijë në listën e këngëve më të kërkuara. Po për mu të gjitha këngët janë më të mirat, secila e ka vendin e vet.



TeksteShqip: Ku do të mund ta gjejnë në treg alumin origjinal të Mc Kreshës, për fansat këtu në Shqipëri?

MC Kresha: Fatkeqësisht akoma nuk kemi arritur një marrëveshje me ndonjë kompani distribuimi për në Shqipëri. Por mund të blihet online.

TeksteShqip: Para pak kohe publikuat edhe një klip në bashkpunim me këngëtaren e re Kida "Rikthejm Na". Jeni i kënaqur nga ky bashkpunim?

MC Kresha: Po jom shumë i kënaqur. Është një këngë simpatike edhe njerëzit e kanë pritë ashtu si kemi pasur dëshirë ne të gjithë, menoj që Kida e meriton suksesin që e merr se ka një zë shumë të mirë, kjo më gëzon shumë.

TeksteShqip: Po afron sezoni i verës? A jeni i angazhuar me koncerte dhe a kanë filluar pronotimet e datave për sezonin veror?

MC Kresha: Po kysmet vera ka me na gjetë me shumë koncerte, shumë projekte të ndryshme.



TeksteShqip: Nuk jeni shprehur shumë për jetën tuaj private. Vazhdoni të jeni sngle apo...

MC Kresha: Jeta jem private është shumë e thjeshtë për atë s'shoh diçka speciale k'tu mu diskutu.

TeksteShqip: Videoklip të ri gjatë verës, do të ketë apo ke menduar ta përfundosh me këtë album?

MC Kresha: Do t'ju befasojmë me videoklipe.

TeksteShqip: Keni kohë pa marrë pjesë në ndonjë festival? Do ta kemi mundësinë t'ju shohim së shpejti?

MC Kresha: Me të thënë të drejtën kam respekt të madh për festivalet se aty kanë dalë shumë emra të mëdhenj të muzikës tonë, por unë nuk e shoh vetën në festival, pasi që muzika që unë e bëj është muzikë e festivaleve më live band (festivale argëtuese e jo kompetative)



TeksteShqip: Kreshnik, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka...

MC Kresha: Në fund, faleminderit shumë për intervistën. Ishte kënaqësi!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Mc Kresha: “Emceeclopedy”, Albumi Më I Suksesshëm I Vitit 2014