>
BIOSHQIP

“Nji Lule” E Pagarushes Në Versionin E Mentor Hazirit

09-08-2015
Këngëtari Mentor Haziri, i cili së shpejti do të vijë me projekte të reja për fansat e tij. Nuk resht së publikuari video për fansat e tij.

Ai së fundmi në Instagram ka nxjerrë “Nji lule”, e cila kohë më parë është kënduar nga ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, raporton Indeksonline.
Që nga ajo kohë e deri më sot kjo këngë është kënduar nga zëra të ndryshëm dhe versione të ndryshme, mirëpo kësaj radhe është sjellë pikërisht nga një zë më ndryshe. Është ai i këngëtarit Mentor Hazirit, i cili njihet për këngët e tij rok.

E pa dyshim që ky version është komentuar në masë të madhe nga simpatizantët e këngëtarit, të cilët e kanë përgëzuar atë për vokalin e tij.
(Indeksonline)

“Nji Lule” E Pagarushes Në Versionin E Mentor Hazirit