TEKSTESHQIP

Merland Kademi
Lart Do Fluturoj
Lyrics

Ëndërroj po unë
Që të di më shumë
Rreth një tjetër toke
Jam diku atje
Dhe gjithë njerëzit po
Se ç'më përshëndesin
Dhe më thanë ata
Se kjo është toka jote

Është një ëndërr kjo
Do ta realizoj unë
Do mundohem, po
Kurrë s'do jepem, jo
Dhe shumë vështirësi
Kur unë t'i kaloj
Do të jem unë si një zog
Që lart do fluturoj

Ja tek jam tani
Është kjo rruga ime
Dhe nuk ka rëndësi
Sa ka vështirësi
Do zbuloj unë vetë
Çdo gjë të vërtetë
Do mësoj unë fluturimin
Po, do fluturoj

Repriza:

Jo, asgjë në botë
Tani nuk më ndal dot
Se unë do luftoj
Tiranitë në botë
Dhe do kthehem unë
Perëndi Olimpi
Më në fund do gjej unë
Tokën që vërtet kërkoj