Më mbaj mend (për 1 muaj)


Metamorf - Lumenjte E Jetes  Lyrics


Nuk ka akoma asnjë votë


Pjesëmarrëse në

Top Fest 5

Komente

Asnjë Koment

14/03/2008

2008-03-14T15:05:05+00:00



S'thashë dot asnjë fjalë
Koha nuk u ndal
Heshtja u bë natë.

Mes botës së re
Që ndërtuam dje
Heshtja u be mal.

U larguam...veç hijet mbetën pas
Si fëmijë...në botën e pamasë
Që zi s'mban...!

Mes borës që fle
Guri ëndrrave
Sy nuk ka por qan.

Nuk e di përse
Mendja rri atje
Prehje s'gjen larg saj.

Qielli u skuq...dhe toka poshtë u drodh
Heshtja foli...po çmendja nuk e fali dot.

Agoi për pak por...për të do t'kish veç natë.

U larguam...veç hijet mbetën pas
Si fëmijë...në botën e pamasë
Rruga humbi...u tret në bardhësi
S'mbet gjë tjetër...veç zjarrit që më pas u bë hi.


Ky tekst u dërgua nga Miril Bicolli




Më Shumë Këngë Nga Metamorf:


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet