TEKSTESHQIP

Mhill Çuni
Midis Dy Zjarresh
Lyrics

Aman fale i kjoshim Zotit,
Ç’djemë kane lind trojet e Hotit,
Krajl as mret nuk i perkuli,
Leu n’mes trimash Gjelosh Luli,
Lindi n’Hot shkoi n’Itali,
Maroi shkolle akademi,
Kur fashizmi kaloi detin,
O n’krye t’kombit ka gjete mretin- o he.

Fill mas mretit e nazizmit,
Vjen kulshedra e komunizmit,
I’a nisë vendit pllamë per pllamë,
Tuj derdhe gjak e tuj ba gjame,
Ku pat krenë e flamurtarë,
Vnoi konopin per me i vare,
Kane thirre malet hej medet,
O ç’u la shqipja me gjak t’vet mor-e he.

Gjelosh Luli kapidani,
Mashallah kurr nuk ia bani,
Asnji krajlit asnji mretit,
Kush ka luajt me vulen e shtetit,
Kush ka luajt me besen e Zotit,
Me ate gjak te Kastriotit,
Me ate gjak te Dede Gjo Lulit,
O kush i vnoi briena flamurit more he.

Kapidani i Traboinit,
S’po i duron klyshët e Stalinit,
Lamtumire po i thote bajrakut,
Smund po i shoh keto gurra gjakut,
Smund po i shoh nanat tuj kja,
Djemte e ri te tanë tue u vra,
Kam me vdeke ne bjeshke me bore,
O Enver Hoxhes s’kam me i ra n’dore, more he.

Gjelosh Luli i lutet Zotit,
Ma prij marë si djemve t’Hotit,
Malesise nderin me ia rritë,
Se s’jam mesue kurre per me u koritë,
Se per grada me i shite trojet,
Na mallkojne gurrat e krojet,
Per flamure qe Deda ngriti,
O shume heroj Malesia rriti more he.

Ky Mark Miri n’kamë po çohet,
Kapidanit po i afrohet,
Merri malet pa merzi,
Se me ty ashte gjithe kjo Malesi,
Me Kole Mirin me njet vella,
Nji menim te dy kem ba,
Der sa n’pranga t’na merthejnë,
O kurre per t’gjalle shpinen s’ta kthejme more he.

Kaluan muaj e dimna t’ranë,
Kola e Marku buke tu i dhane,
Mshtjelle ne kashtë tue bajte per shpella,
Vshtire kulçedres tue i ba dredha,
N’ato dite qe nuk harrohen,
Kola e Marku arrestohen,
Shtuen turture qe t’i perkulin,
O ç’po e ngrin bjeshka Gjelosh Lulin o he.

Kriminelat vesh ki’n marre,
Se s’ka burre ma besimtar,
Kryqin para ia kan vnu-e,
E i thone Markut me u betue,
Ater Marku ngusht ka ra,
Me fe t’Krishtit lojë nuk ka,
Se e kam majt-Ai ka pranue,
Veç per t’gjalle s’kam me dorzue,
Se Gjelosh Lulin n’shpella e n’prita,
O ku e errë nata, s’e çilë drita more he.

Mark Gjeloshi me dy vellazen,
Shkojne me vdeke si me shkua n’dazem,
Marku e Luli me gjithe Lukën,
Kurr per t’gjalle s’e shkelen bukën ,
Qe i kane dhane me duarte e veta,
Besa ashte ma e shtrejte se jeta,
Luli vdiq ne burg te zi,
O veç per bese e per burrni more he.

Sa plage te rana Kola muar,
Kuja pishet neper duar,
Mbi krahnor e ka nishanin,
Dieg ne zjarrë per Kapidanin,
Per bese t’Zotit keq ka hjekë,
Si fërlik e kanë lidhë me pjekë,
Me dy zjarre e kane rrethue,
O kangen e vdekjes tue ia knue more he.

Kola e Marku ngusht jane zane,
Keta n’torturë e Ai pa ngrane,
Keta i kish lidhe bajlozi i zi,
Gjelosh Luli ne bore e n’shi,
Ia ngriu bora trupin krejt,
Po i thote vdekjes hajde shpejt,
Hajde shpejt se duan me m’zanë,
O Une djale mrapa s’jam tuj lanë more he.

Gjelosh Lulin kush t’kerkojë,
N’ bjeshke Kastratit si shqipojë,
Te dy mriza tek nji krue,
Kane me e gjete gjithmone tuj knue,
Per Kole Mirin me gjithe vëlla,
Mark Gjeloshi thot çu ba,
Per keta trima mot mas motit
O kane me knua Malesia e Hoti, more he.

DËRGOI: