>
BIOSHQIP

Mima Kastrati Akuzon Sala Bekteshin Për Vjedhjen E Këngës “O Na Kanë Thanë”

05-12-2013
Edhe pse u bë kohë që është miratuar ligji për të drejtat autoriale, si duket nuk po përfillet edhe aq nga artistët. Këtu bëhet fjalë për dy këngëtare shqiptare që jetojnë jashtë vendit Mima Kastrati e cila akuzon Sala Bekteshin për vjedhje të këngës “O na kanë thanë” që bënë pjesë në albumin e fundit të Mimës.

“Sala përveç që e ka marrë këngën time, ia ka ndryshuar paksa edhe tekstin dhe kjo më ka habitur edhe më shumë. Le që nuk më ka pyetur fare se a mund ta marrë apo jo, por ajo mohon se nuk ka pasur njohuri që kjo këngë është e imja. Këtë ajo e di më së miri sepse në momentin kur unë për herë të parë e kam kënduar në xhirime të Vitit të Ri në RTV 21 vjet, Sala ka qenë duke vallëzuar pas meje dhe shumë mirë ka pasur njohuri që kjo këngë është e imja. Por këtë e mohon dhe ky mohim i saj më shqetëson më shumë”, ka thënë Mima për “Zëri”.



Mima për këtë këngë thotë se ka paguar 1000 euro, ku tekstin e ka bërë aktori Hazbi Tharra, ndërsa kompozimin Xeni. Ajo nuk e mohon faktin se në albumin e saj të fundit ‘Live’ ka pasur këngë të cilat edhe vetë i ka huazuar, mirëpo pa marrë autorizimin e vet krijuesve nuk i ka marrë ato këngë.

“Sala këngën që ma mori mua e ka futur në albumin e saj të ri duke e cituar si këngë të re të saj dhe harron që unë këtë këngë e kam paguar 1000 euro. Unë në albumin tim ‘Live’ kam pasur këngë të huazuara, mirëpo ato që i kam pasur kam marrë autorizime nga vet këngëtarët dhe realizuesit e këngëve. Prandaj këtë gjest që e ka bërë Sala nuk është i mirë aspak dhe sikur të më pyeste ajo mua, unë me plotë dëshirë do t’ia jepja autorizimin sepse mua më vjen mirë kur dikush nga kolegët pëlqen të marrë këngët e mia, por me leje”, shton ajo.

Përderisa Mima pohon se Sala ka qenë në dijeni që kjo këngë ka qenë e saj, kjo e fundit mohon një gjë të tillë duke thënë se këtë këngë ajo e kishte dëgjuar nga një këngëtare tjetër. “Unë këngën ‘O na kanë thanë’ e kam dëgjuar nga tjetërkush dhe nuk e kam ditur se është kënga e Mimës. Unë kam biseduar me Mimën, i kam kërkuar falje, por nëse është nevoja bisedoj prapë’”, ka thënë ajo.
(K.B/Zëri)

Mima Kastrati Akuzon Sala Bekteshin Për Vjedhjen E Këngës “O Na Kanë Thanë”