Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Dua Ti Shohe Ata Sy

Nata me zerin tend me foli sot ne gjume
E zeri embel shpirtin fort e ledhatoje
Shume vite pas kujteses nata me shpuri
E hena deshmitare fytyren tende m"vizatoj.

Ata sy te ndritur ate nate u erresuan
Si qielli i nxire plote re ngarkuar
Mbi qerpiket e gjate lotet shi u derdhen
Ne gishtat e dridhur cigarja e pashuar.

Ata sy te bukur shume m"kane munguar
Sot do t"doja prane meje si at"nate ti ndjeje
Ti shohe ne u thane apo qajne akoma
Fshehur ne shpirt djegur mallit per mua....
M.P

- poezi nga Mimoza Paskali


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet