Më mbaj mend (për 1 muaj)

Minatori - Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  11

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Në pëllëmbën time ti erdhe
e mbërdhirë si trumcak.
Na ishte dimër vetmie, më the,
s'do të shkojmë shumë larg.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Nuk e di a të humba vetë,
apo do të kthehesh ndonjëherë.

Të kujtoj dhe nuk kuptoj,
nuk e di a të bëra vetë.
Apo ndoshta ti zbrite nga qiejt,
si shiu në pranverë.

A do të kuptoj ndonjëherë,
prej nga më erdhe ti.
A thua dole nga zjarri,
shkëndije e Perëndisë.

Dhe mbushe Botën
me aromën e vdekjes së lehtë.
Që zbret nga malet si zogjët,
kur nisen në Jugun e nxehtë.




Minatori
Publikimi: 11/02/2011


Minatori - Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj".
3. Video është e këngës "Të Kujtoj Dhe Nuk Kuptoj", por nuk këndohet nga Minatori.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Minatori:


Komente 0