>
BIOSHQIP

Miranda Hashani Vazhdon Festimin E 100-Vjetorit Jashtë Vendit

01-12-2012
Ende vazhdon festa për këngëtaren e njohur Miranda Hashani e cila 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e ka pritur me mjaftë padurim. Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë e angazhuar me disa koncerte në vend, por megjithatë kjo festë ende nuk ka përfunduar për të, ngase që sot ajo do të marr rrugën drejt Francës për të festuar bashkë me adhuruesit e saj që ndodhen atje. "Në realitet po shënojmë një ditë të madhe për tërë kombin shqiptarë dhe si duket festa e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të mbarojë ende. Për tri ditë kam qenë e angazhuar me koncerte në vend, ndërkaq sonte në mbrëmje do të jem me atdhetarët tanë që ndodhen në Francë. Kam përshtypjen se mërgimtarët tanë janë të etur për të festuar dhe për të dëgjuar këngën shqipe, andaj festa e 28 nëntorit po vazhdon", ka thënë ajo.
(K. Bajrami / zeri)

Miranda Hashani Vazhdon Festimin E 100-Vjetorit Jashtë Vendit