TEKSTESHQIP

Miranda Hashani
Ëndrra
Lyrics

Po shikoja një ëndërr t’bukur,
Sikur në buz’ ti më puthe,
M’u bë vetja por si flutur,
E rrija me ty, oh lule,
M’u bë vetja por si flutur,
E rrija me ty, oh lule.

Atë ëndërr do t’a bëja,
Që të ishte shumë e gjat’,
Le të ishte ëndërr dhe jeta,
Vetëm ty të kisha pran’,
Atë ëndërr do t’a bëja,
Që të ishte shumë e gjat’,
Le të ishte ëndërr dhe jeta,
Vetëm ty të t’kisha pran’.

Në mesnat’ kur syt’ i hapa,
E pash’ un’ veten të vetmuar,
E papritur s’di pse qava,
Ëndrra më kish tradhtuar,
E papritur s’di pse qava,
Ëndrra më kish tradhtuar.

Atë ëndërr do t’a bëja,
Që të ishte shumë e gjat’,
Le të ishte ëndërr dhe jeta,
Vetëm ty të kisha pran’,
Atë ëndërr do t’a bëja,
Që të ishte shumë e gjat’,
Le të ishte ëndërr dhe jeta,
Vetëm ty të t’kisha pran’.

DËRGOI: