TEKSTESHQIP

Mirgen Huba
Rutinë
Lyrics

Më përzihet
Dua të shtrihem,
Të vdes ndoshta një herë tjetër.
Këtë herë veçse të shtirem.
Miku im më qëndro afër
Bregu tjetër nuk është i largët
Edhe pse ti nuk vjen me mua.
Dhimbja ime s'do ketë pushuar,
Stinët jo, s'do kenë ndryshuar.

[2x]
Mjaft të lutem,
Më ler të qetë,
Gjithshka thua s'është e vërtetë.
Deri këtu unë erdha vetë!

[4x]
Nuk ka më fjalë!

Qëndrojmë të heshtur,
Të pamposhtur,
Kemi frikë të themi çfarë.
Jemi po të njëjtat ftyra,
Kemi po të njëjtat fjalë.

Bregu tjetër nuk është i largët
Edhe pse ti nuk vjen me mua.
Dhimbja ima s'do ketë pushuar,
Stinët jo, s'do kenë ndryshuar.

[2x]
Mjaft të lutem,
Më ler të qetë,
Gjithshka thua s'është e vërtetë.
Deri këtu unë erdha vetë!

[4x]
Nuk ka më fjalë!

DËRGOI: