TEKSTESHQIP

Mirgen Huba
Gjithçka Jam
Lyrics

- "E djeshmja tashme nuk ka me rendesi"
gjithe sa takoj me thone me kaq siguri
Pa te djeshmen a mund te kete nje tani?
Enderrat jane trazuar gjithsesi

Jam cmendur plotesisht, veshtire ta besoj
mendimet i kam me t'lehte ti rreshtoj
Hapa krahet si i marre, ndjeva nje lirim
Lulet ishin thare, ky eshte nje tjeter fillim

Ky eshte nje tjeter fillim...

Cfare mundon me shume se e bukura
kur gjumi ty te kthehet ne dhune
Dikush te me tregoje, dikush te me ndihmoje
ta kuptoj te thjeshten thjeshtesi

Jam cmendur plotesisht, veshtire ta besoj
mendimet i kam me t'lehte ti rreshtoj
Hapa krahet si i marre, ndjeva nje lirim
Lulet ishin thare, ky eshte nje tjeter fillim...