>
BIOSHQIP

Miriam Cani, Duke Xhiruar Klipin E Ri “Bring The Rain”

18-04-2014
Këngëtarja e njohur nga Shqipëria Miriam Cani, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur që së shpejti do të vijë me një videoklip të ri. Këngëtarja ka publikuar një foto të cilën e ka bërë gjatë xhirimeve të projektit të ri, ndërsa përbri saj ka shkruar: “Duke u bërë gati për xhirimet e klipit të ri ‘Bring the rain’”. Këngëtarja ende nuk ka bërë të ditur se kur do ta publikoj këngën më e re e këngëtares. Cani në komentet e saj ka treguar që kënga do të jetë në dy versione, shqip dhe anglisht sikurse kënga ‘Labirint’ që ka lansuar kohë më parë, dhe e cila me këtë hit arriti të marr zemrat e publikut shqiptar.


Miriam Cani, Duke Xhiruar Klipin E Ri “Bring The Rain”