Më mbaj mend (për 1 muaj)


Edhe Miriami E Albani Kanë Probleme


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5
[09-04-2015]
Të gjithë flasin për çiftin e famshëm Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. E, kush nuk është magjepsur nga propozimi romantik që i bëri Albani Miriamit? Ajo i tha po dhe ajo po vazhdon të mbetet një po e fuqishme.

Ndonëse mendohet se çifti në fjalë gjithmonë janë në rregull, Miriami thotë se ka raste kur edhe zemërohen. ‘’Duke qenë që edhe ne jemi njerëz me ndjenja, ndodh që edhe mund të zemërohemi për diçka’’.

Sipas këngëtares së njohur, hidhërimet janë momentale. ‘’Po, gjithmonë janë momentale. Ndonjëherë ndodh të mos flasim një orë, por kurrë më shumë se kaq’’.

Cani, që aktualisht është gjyqtare në panelin vlerësues të ‘’X Factor Albania’’, thotë se një herë për një herë nuk po mendojnë për martesen, pasi sipas saj kështu janë shumë të lumtur dhe të plotësuar.
 (Indeksonline)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet