>
BIOSHQIP
Biografia
Skena është shtëpia e saj e dytë dhe Miriam Cani është sprovuar me të që në moshë të vogël kur nisi kurset e para të këndimit, kërcimit dhe pianos. E angazhuar në shfaqje teatrale dhe aktivitete të ndryshme muzikore, ajo hodhi hapat e parë drejt një rrugëtimi që një ditë do t’i dhuronte adhurues të panumërt.

Kur ishte vetëm 5 vjeç ajo u shpërngul për në Gjermani së bashku me prindërit dhe vëllain e saj. Përveç shkollës, Miriami mori mësime për kanto dhe kërcim, luante teatër, u përfaqësua në shumë klube sportive dhe që në fëmijëri skenën e kishte si shtëpinë e saj. Pasioni i Miriamit që në fëmijëri të hershme ka qenë gjithmonë muzika. Pasi u zgjodh në një Transmetim në Internet ndër 5 këngëtaret më të mira, ajo fitoi si çmim një Workshop njëjavor në Stage School në Hamburg, i cili mbështeti dashurinë e saj për muzikën. Nga mosha 14 vjeçare, për tre vite rresht ajo mori rregullisht mësime për piano dhe kanto. Karriera e mirefilltë e Miriam Canit nis në Gjermani, në vitin 2003, kur zgjidhet si pjesëtare e grupit të muzikës pop “Preluders”. Grupi arriti sukses të menjëhershëm me cover-in e tyre të parë “Losing my religion”. Albumi i parë “Girls in the house” renditet në vendin e dytë, menjëherë pas Robbie Williams në listën e albumeve më të shitura në Gjermani. Ky sukses do të pasohej nga çmime prestigjoze. “Preluders” mbajnë mbi supe 9 videoklipe, 2 albume dhe disa turne europiane, duke i siguruar kështu Miriam Canit vëmendjen dhe famën e publikut ndërkombëtar. Pas kësaj eksperience të frytshme disa vjeçare, në vitin 2006 Cani i bashkohet shfaqjes muzikore “Chicago” ku luan rolin kryesor, e njëkohësisht bëhet pjesë e televizioneve gjermane duke shfaqur aftësitë e saj si prezantuse të disa programeve si “Chart Show” e “New Talent Show”.

Për publikun shqiptar, Miriam Cani u bë e njohur masivisht me këngën “Let me die with you”, dueti i parë me Alban Skënderaj, partnerin e saj tashmë prej një dekade. Duke pasuar me suksesin e këngës së parë solo “Mos më ndal”, e që nga ajo kohë Cani nuk është ndalur kurrë. Karriera e saj vazhdon të konsolidohet si në Shqipëri ashtu dhe jashtë saj. Që nga Qershori i vitit 2011 është anëtare e shfaqjes muzikore “Hair” në Operën e Bonit. Ajo njihet me kengetarin Alban Skenderaj nga mesi i viteve 2000 dhe sot jane nje nga çiftet me te dashura shqipatre. Jetojne ne Tirane dhe kane nje vajze me emrin Amelie.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1,67 m
Ngjyra e syve: kafe
Ngjyra e flokëve: kafe e çelur
Vendi ku jeton: Tirane
Këngën që e adhuron: "Fallin"
Këngëtari-ja: Alicia Keys dhe Beyonce Knowles
Pija e preferuar: Qumësht me kakao
Hobi: Këndimi, Vallzimi, Ndëgjimi i muzikës
Parfumi: "Woman" nga Betty Barcalay
Vëllau: Silvi
Virtytet: Trime, e shoqërueshme, e durueshme
Veset: Emocionohet shumë
Moto e saj: Kurrë mos harro nga je!

Në vitin 2003, Miriam Cani fitoi në Spektaklin e muzikës POPSTARS në Gjermani ku ndër 35.000 aplikantë të tjerë u zgjodh të bëhet pjesë e Grupit Fitues ‘Preluders’. Kënga e saj e parë “Losing my Religion” që në javën e parë pati një rekord shitjesh më shumë se 680.000 herë. Single “Everyday Girl” arriti në mbi 250.000 disqe të shitura në vendin e parë të listave gjermane dhe u dekorua me pozicionin Ari i Dyfishtë. Albumi i parë “Girls in the House” shiti mbi 200.000 disqe. Në vitin 2005, Preluders mori çmimin Jetix Kids për grupin më të mirë me mbi 1 milion vota. Preluders u ngjitën në skena të ndryshme të mëdha, përveç të tjerash edhe në “The Dome”, “Bravo Super Show”, “Top of the Tops”, “Mc Chart Show”, “TV Total”, dhe në shumë të tjera. Po në të njëjtin viti u shfaq dueti i Miriamit me artistin “Melendiz”, i cili u zgjodh në YOU Messe në Berlin si “YOU Messe Song 2005”. Preluders lidhën një kontratë publiciteti me prodhuesit e shampos Schwarzkopf dhe për një vit e gjysmë u shfaqën në paketimet e ngjyrave të flokëve Schwarzkopf. Preluders kënduan në vitin 2005 për serinë e animuar “Kim Possible” kolonën zanore zyrtare për tregun evropian. Në fund të vitit 2005 doli albumi i dytë i Preluders “Prelude to history”, i cili u shit mbi 150.000 herë. Në total Preluders publikuan 9 videoklipe dhe 2 albume. Në vitin 2007 Miriam shfaqi edhe aftësinë e saj si prezantuese. Ajo moderoi dy programe javore në Pay TV në kanalin SKY për Eklips “Chart Show” dhe nga ana tjetër “New Talent Show”.

Në Dhjetor 2005, Miriam Cani merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën "Shko", kompozuar nga Alfred Kacinari.

Në Dhjetor 2009, Alban Skenderaj & Miriam Cani marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Let Me Die On You". Dueti doli edhe në tregun gjerman u shit me revistën gjermane “Petra” mbi 400.000 herë.

Në vitin 2009, Miriam u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë si “Ambasadore e Kombit”.

Në Janar 2010, Miriam Cani merr pjesë në VFM 2010 me këngën "Mos Me Ndal", single i parë i saj në Shqipëri.

Në Dhjetor 2010, Miriam Cani merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Mos Me Ndal".

Në Dhjetor 2010, Alban Skenderaj & Miriam Cani marrin pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Ende Ka Shprese". Me pas publikohet klipi i këngës dhe versioni anglisht “Somebody hurts”, qe u prodhua në Suedi me producentin e suksesshëm Anders Hannson.

Në vitin 2011, ajo bëhet pjesë e “The Voice of Albania” ku e shohim në rolin e trajneres në dy sezonet e parë të programit. E ëmbël, e drejtëpërdrejtë dhe me këmbë në tokë, Miriami ka qenë gjithnjë afër publikut. Publikut që e ndjek në çdo koncert e që pret me padurim këngët apo videoklipet e saj. Ajo është gati të kthehet sërish në karrigen e kuqe, për të ndarë përvojën e saj me talentet e reja e për t’u emocionuar bashkë me ta. Alban Skënderaj i kishte ardhur ofertë për të qenë pjesë e një formule të ngjashme në TV Klan. Ata u gjenden të “ndarë” në hapësirë, por të bashkuar në atë çka duhet të përzgjedhin e të japin. Miriam gjithmonë porositë të rinjtë të jenë vetvetja. Të kenë besimin në vete dhe tek ajo që ata bëjnë. Mos të ndalen kurrë së punuari. Sepse talenti është vetëm baza. Puna është çelësi i suksesit!

Në Shkurt 2012, Miriam Cani publikon videoklipin "Pergjithmone".

Më datë 15 Mars 2013, Miriam Cani publikon videoklipin "Ti S'e Di Përse". Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Miriam Cani u paraqit në këto festivale: SVFM 2013 (2013), Netët E Klipit Shqiptar 12 (2013).

Më datë 17 Qershor 2013, Miriam Cani publikon videoklipin "I Paprekshëm". Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Miriam Cani merr pjesë në Zhurma Show 2013 në vitin 2013.

Më datë 18 Dhjetor 2013, Miriam Cani publikon videoklipin "Labirint". Muzika e këngës u punua nga Alex James, Harry Sommerdahl, teksti u shkrua nga Alban Skenderaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Miriam Cani u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 13 (2014), SVFM 2014 (2014).

Më datë 8 Prill 2014, Miriam Cani publikon videoklipin "Labyrinth". Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 11 Qershor 2014, Miriam Cani publikon videoklipin "Shiu Im". Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Miriam Cani merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Më datë 15 Gusht 2014, Miriam Cani publikon videoklipin "Bring The Rain".

Më datë 20 Nëntor 2017, Miriam Cani publikon videoklipin "Meteor". Teksti u shkrua nga Alban Skenderaj.

Më datë 28 Nëntor 2017, Alban Skenderaj & Miriam Cani publikojnë videoklipin "Dhurata". Muzika e këngës u punua nga Alban Skenderaj. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 25 Dhjetor 2017, Alban Skenderaj & Miriam Cani publikojnë videoklipin "More Than A Song".

Më datë 9 Nëntor 2018, Miriam Cani publikon videoklipin "Në Parajsë". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Alban Skenderaj.

Më datë 30 Maj 2019, Alban Skënderaj & Miriam Cani publikojnë videoklipin "Duamë". Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datën 7 maj 2019, në një dasmë të organizuar në Ishujt Maldive. Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Albani, klipi i është besuar Talelli Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Avaxus.

Më datë 25 Nëntor 2021, Alban Skënderaj & Miriam Cani publikojnë videoklipin "Zemër Përmbi Zemër". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Alban Skënderaj. Produksioni audio u realizua nga Avaxus.
DËRGOI: