TEKSTESHQIP

Muharrem Xhediku
Mikes Se Dashur
Lyrics

Mikes se dashur
çeli pjeshka nder kopshtije,
dhe qershia po lulzon,
ja djaloshi neper hije
kengen vashes ja kendon.

Sado larg qe je moj mike,
thelle ne zemer te mbaj ndry,
vashe e qeshur leskovike,
dite e nate mendoj per ty.

Kur studjonim te dy bashke,
ti me thoshe, shpirti im,
kur Tiranen une e lashe,
ti me bere nje betim.

Sa mendime e sa plane,
njeri tjetrit ja treguam;
Ti me the se lumnin tende,
ne fshatin tim don me e ndertue.

Eja pra e dashtun mike,
thelle ne zemer te mbaj ndry,
vashe e qeshur leskovike,
dite e nate mendoj per ty.