>
BIOSHQIP
Biografia
Musa Jupolli u lind më /në fshatin Shajkofc( Alban) të Podujevës. Ka kryer studimet Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Që i ri filloi të shkruaj poezi, të cilat i botoi kryesisht në Zërin e Rinisë dhe në Flaka e Vêllazërimit. Që nga viti 1984 jeton dhe vepron në Francë. Atje vazhdoi aktivitetin e tij për çështjën kombëtare, ku edhe themeloi Shoqatën ALBAKOS, e para shoqatë shqiptare në FIDH. Pati takime të dendura me aktivistë, ideolog e politikanë të ndryshëm deri në nivelin më të lartë dhe kudo e shtroi çështjën e Kosovës dhe të shqiptarëve. Më 1985 takohet me Ibrahim Rugovën nä Paris dhe qysh atëherë bisedoi për çështjen e njohjes ndëkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e saj. Mban shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Danimarkë, Itali, e gjetiu, ku flet pë çështjen e Kosovës dhe për kulturën shqiptare. Që nga viti 1986 njihet me Ismail Kadare dhe botoi intervistën e parë të tij mbasi mori azil politik në Francë, si dhe shumë intervista e shkrime tjera, që i botoi në shtypin shqiptar dhe françeez. Është takuar tri herë me Jacques Chirac, atëherë President i Francës, për Të biseduar për Kosovën. Në vitin 1999 kthehet për vizitë në Kosovë dhe ishte mysafir i Bernard Kushnerit, që njihet me të që nga viti 1988. është themelues i Comité KOsova, në Revistën e intelektualëve françez ESPRIT në vitin 1990 me Antoin Garapon (Magjistratura Françeze si dhe Drejtorin e kësj revista, filozofin Olivier Mongin.

Ka botuar shumë artikuj dhe intervista në shtypin shqiptar dhe francez.
Është nënkryetar i LIDHJES SË KRIJUESËVE SHQIPTARË NË MERGATË

Më 1994 është iniciues i librit "çështja e Kosovës"I. Rugova (Fayard) në Paris
Botime :
Më 2001 botoi librin " Le gardien de chevaux" (Michalon) në Paris.
Më 2002 nxjerr një cikël të poezive në " Voix d'Encre"
Më 2008 botoi romanin " Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve"
(Faik Konica) Prishtinë.
Më 2009 botoi librin DITAR (Faik Konica) Prishtinë.
Më 2010 botoi romanin " 99 " (Faik Konica) Prishtinë.
Më 2011 botoi " Kosovë p(R)ozë e gjatë...(poezi ) (Faik Konica ) Prishtinë
Më 2012 --Pesë Degë Trungun Thërrasin..." : Cikël të poezive",Marin Barleti", Tiranë
Më 2012 botoi "Poemë n' Udhëtim" (poezi) Rugova Art, Prishtinë
Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Tokë Arbërore, Prishtinë
Më 2014 (M. Jupolli & M. Thaqi) Vargje n'Udhëtim, Z. Serembe, Prishtinë
Më 2015 ( M. Jupolli & M. Thaqi ), F. Konica «Çamëria në vargje t'mia», Prishtinë
Më 2015 botoi romanin « Elioni e Afrodita », Faik Konica, Prishtinë
Më 2015 Botoi librin «… me Kadarenë», Faik Konica, Prishtinë

Më 2017 botoi librin: Refleksione filozofike, ese, recensione “Në Udhëtim me Dardaninë”, Rozafa, Prishtinë
Më 2018 botoi librin “Mon Kosova”, Fauve, Paris
Më 2020 botoi “Ora Poetike, Parisi 2020 LKSHM, Lena, Prishtinë
Më 2021 botoi “Naim Frashëri” (LKSHM), Lena, Prishtinë
Më 2021 botoi “ Me një Zanë Mali”, Lena, Prishtinë
Më 2021 botoi “Dashuritë e ndaluara” Lena, Prishtinë
Më 2022 botoi “Ulqin” M. Jupolli & M. Thaqi, Lena, Prishtinë
Më 2022 botoi “Letra e ushtarit”, Prokult, Prishtinë
Më 2022 botoi “Udhëtime nëpër trojet ARBËRORE” Prokult-Press

Botime tjera: I pranishëm n' Atologjitë:

2012 -Trinomi i Lirisë: "Monolog me Poetin dhe unë"(Jusuf Gërvallës)Jeta e Re Prishtinë
2012 -Antologjia e Dhembjes Poetike:"Poet"(Ali Podrimjes)Rugova Art,Prishtinë
2012 -Antologji "Dhembje e Bukur": "Ali Podrimjes"Ministria e Diasporës,Prishtinë
2012 - Bekim Në Bekimin :" Jetë në lexim"(Bekim Fehmiut)" "Prishtina Press",Prishtinë
2012 --Pesë Degë Trungun Thërrasin..." : Cikël të poezive",Marin Barleti", Tiranë
2012- Një Shekull Dritë 100 poetë 100 poezi, ADA, Tiranë...
2013- Libri « Prekja e Pikëllimit » «, Poezi Adem Berisha Poet, Prishtinë
2013- Libri « Prekja e Pikëllimit » «, Poezi Adem Berisha Poet, Prishtinë
2013 -«Flakadani i Lirisë» Besianë *50 autor 100 Poezi kushtuar Zahir Pajazitit
2014 -«Puhizë përmbi Koshare» Salih Çekaj i Dardanisë, «Faik Konica»,Prishtinë 2014/15- Antologji për çlirimtarët I.Kodra&A.Fazliu, Prishtinë
2014- “Promenadë mërgimtare”, Prishtinë
2015- “Marsi i Përflakur” Antologji poetike Kushtuar Ismet Qorraj-t,Tiranë
2015- “Fjala e Dhimbjës”Antologji poetike për Azem shkrelin,”Rugova Art”Prishtinë
2015- « Maja Çajupjane », « Botimet Barleti », Tiranë …

Jeton dhe vepron në Paris
Është Kryetar: LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË