Më mbaj mend (për 1 muaj)

Nadi: “Së Shpejti 2 Videoklipe Dhe Album Të Ri”

Nuk ka akoma asnjë votë

[09-07-2014]
Këngëtari i muzikës popullore, Leonard Matoshi-Nadi, po sjellë dy këngë të reja dhe albumin e tij me këngë ‘live’. Kështu ka bërë të ditur ai vetë në një prononcim për gazetën Tribuna

Pas bashkëpunimit të suksesshëm që pati me këngëtarin nga Shkupi, Shpat Kasapin, ai po sjell këngët e tij të reja për këtë verë. Është ky Nadi, i cili në një prononcim ka treguar se për çfarë këngësh behët fjalë. “Jam në punim të videoklipit të këngës sime të re që do të lansohet shumë shpejt.

Kënga është punuar nga Flori Mumajesi dhe titullohet ‘Çka mu desht’ po ashtu mbas kësaj këngë do të lansoj edhe këngën tjetër që titullohet ‘Lumi Lum’ e punuar nga Jeton Berisha”. Po ashtu Nadi është në përgatitje të albumit të tij ‘live’ që do ta lansojë këtë javë “Këtë jave do të lansoj albumin tim të ri ‘live’ që e kam punuar me grupin tim ‘Star Band’. Albumi do t’i ketë 23 këngë kësaj radhe me shumë këngë se herëve tjera.



      Nadi - Çka Mu Desht [Teksti dhe Klipi]

Komente 0