>
BIOSHQIP

Naim Abazi, Gati Videoklipi I Ri “Eja Në Prishtinë”

26-05-2013
Kënga “Eja në Prishtinë” e plasuar para disa muajve nga këngëtari i njohur, Naim Abazi, tani do të ketë edhe videoklipin.

Sipas Naimit, puna në realizimin e këtij projekti tashmë ka nisur.

“Kemi nisur punën me ‘Maximus Produksion’ nga Blerdi Malushi dhe jemi duke bërë një punë të madhe në këtë projekt. Ky videoklip do të ketë xhirime në disa vende të Kosovës dhe uroj që publiku ta mirëpresë”, ka thënë ai për “Zërin”.

Pas plasimit të këtij videoklipi, Naimi thotë se do të nisë punën edhe për një projekt tjetër.
(Express)

Naim Abazi, Gati Videoklipi I Ri “Eja Në Prishtinë”