TEKSTESHQIP

Naser Ballazhi
Mëmëdheu
Lyrics

Mëmëdhe quhetë toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm' e atë,
ku më njeh dhe gur' i thatë

ku kam pasur shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë

stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q'i kanë vënë
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes.