Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Naser Berisha, Sherr Me “Hashim Thacin”


Nuk ka akoma asnjë votë

[21-07-2013]
Kengetari gjilanas Naser Berisha ne sqarimin e tij per opinion e gjere, ka bere te ditur se dikush ka keqperdor kengen e tij “Hajt shko (2003)”, dhe me imazhe te ndryshme te montuar ka krijuar videoklipin nen perkushtim “video kushtuar Hashim Thacit” . Kjo ka bere sipas tij qe ne adrese te tij te vijne shume fyerje, madje nuk kane munguar edhe kercenimet.

Berisha i ka thene Portalit 2lonline se ka disa dite qe nje video po sillet ne youtube, dhe e cila po shperndahet edhe permes facebook-ut dhe forumeve te ndryshme ne internet dhe e cila ka te beje me kengen e tij "Hajt shko" e cila eshte publikuar para 10 viteve.

Por e keqja, sipas tij, eshte se ne vend te spotit origjinal, jane perdorur fotografi te ndryshme si montazh dhe se pas kesaj ne adrese te tij kane ardhur shume fyerje dhe kercenime edhe per jete.

“Fyerjet ne Facebook edhe ashtu i konsideroj si jashteqitje te njerezve me edukime te manget, dhe po ashtu edhe kercenime ku shumicen nga ato i kam konsideruar si joserioze , por kishte edhe nga ato te cilat dukeshin si shume serioze”, thote Berisha per 2lonline.

Per kete arsye ai thote se e ndien te nevojshme te sqarohet per opinion e vecmas per te gjithe ata njerez qe e kane adhuruar muziken e tij me vite dhe edhe sot e percjellin krijimtarine e tij muzikore.

Berisha thote se kenga dhe vidoklipi "Hajt shko" origjinal eshte prodhuar ne vitin 2003, i cili pas 3 dite eshte censuruar nga mediat vizuale, dhe nuk eshte transmetuar me. Ndersa videoklipi i montuar “Hajt shko 2013”, nuk eshte i punuar nga ai, por nga dikush per te cilin ai nuk ka njohuri.

Berisha thote se autor i tekstit dhe i muzikes eshte vet ai dhe nga ajo dite e deri me sot i qendron prapa cdo fjale qe e ka shkruar dhe kenduar ne ate kenge, por edhe si nje nga ideatoret per video-pamjet qendron edhe prapa skenave qe paraqiten ne vidoeklipin origjinal, qe sipas tij e ka pershkruar gjendjen e asaj kohe (2003) e per fat te keq edhe pas10 viteve nuk ka ndryshuar shume ,e bile ndoshta politikisht edhe ekonomikisht eshte edhe me keq se atehere

“Une si tekst shkrues dhe kompozitor, por edhe te gjithe artistet tjere pa marr parasysh ne cilen dege te artit punojme, nuk i kritikojme personat e caktuar, por ne shumicen e rasteve mundohemi te i luftojme dukurite negative ne nje shoqeri, dhe fenomenet jo te mira qe paraqiten ne kohen kur ne punojme dhe veprojme”, ka thene Berisha.

Ai thote se ende nuk ka kanal te tij zyrtare ne youtube, dhe per momentin nuk ka mundesi qe te nderhyje ne kanalet Youtube qe videoklipi i montuar me kengen e tij te hiqet, pasi qe ende nuk e ka autorizuar nje kompani e cila permes nje kontrate merret me mbrojtjen e drejtave autoriale ne kanalin e youtube dhe ku ai pastaj do te mundej t’i mbronte veprat e tija apo edhe t’i ndaloje kenget te cilat keqperdoren nga personat e trete

“Besoj se shume shpejte do ta beje edhe kanalin tim zyrtar ne youtube”, ka thene Berisha per t’u distancuar edhe njehere nga videoklipi i montuar i kenges se tij “Hajt shko”.
 (: 2lonline)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet