>
LETERSISHQIP

Bonzhuuu! (Bonjour!)

Ja, bonzhuuu!..., na përshëndet,
Porsa shfaqet profesori,
Bonzhuuu!..., (bonjour!...), të gjithë njëzëri,
Gumëzhin auditori...

Në katedër sa mbështetet,
Komo sa va?...(comment ça va?...), qesh dhe pyet,
Tre bië!...(tres bien!...), prap, si kor studentët,
Eeeeh, ç'kënaqet, ai vetë.

Eeeeh, sa këndshëm nis mësimi,
Më performancë të shkëlqyer,
Eeeeh, ç'vëmëndje maksimale!...
ç'do leksion, na ka pëlqyer.

Gjuha frënge nuancëhollë,
Thonë për ty, se je për zonja,
ç'ka, se kërkon pak llogjikë,
Unë, me qejf do të mësoja!...

Flak ndizet auditori,
Hidh e prit vajzat çapkëne,
Zonja, Arta e Rivjera,
Ana e than Gjuhën frënge.

Plot, plot edhe të tjerë,
Vajza e djem, si zambak,
Gjeneratë bukuroshash,
Pah, ç'inteligjencë e lartë!...

Shih, moj shih në bangë të parë!...
Rri një brune delikate,
Unë e njoh, vajz'e "Shopingut",
Qindpërqindtë, safi vlonjate...

Eeeeh, të na dëgjosh, kur flasim,
Sa bukur, theks e diksion,
Pooo, sa ëmbël!... gjuhën frënge,
Thua jemi, FRANKOFONE?!...