O I Madhi Dritero
C`është,ky varg,që më rrëmben,
Sa të pash,o "Pelegrin",
Po,kjo,rima në katrena,
Tetërrokshin,pse përpin?!...
Cili,më qartë i këndoi,
Jetës,mundit të Shqiptarit?!...
Më natyrshëm,kush e solli,
Gojëzimin e ugarit?!...
O,poeti,Devollit...
Ti,që shpirti,të gufon,
O,më shumë,më shumë se ti,
Tokë e njeri, kush i çmon?!...
Përzier, në vargun tënd,
Dalloj ballin e djersitur,
Të fshatarit,të punëtorit,
Der në kockë,rraskapitur.
Eh,sa shumë,më drithëron,
Embël,butë e lehtë,kur flet,
Për natyrën,nuk dallohet,
Endërr është,a e vërtetë?!...
Limfë e jetës,ngërthyer,
Në të gjitha dimensionet,
Eh,o artisti,Menkulas,
C`m`i lëngëzon, emocionet!...
Poezinë e shugurove,
Me kurorë mbretërore,
Ishe ti,që e radhite,
Denjësisht,në bashkëkohore.
E ngrite në pjedestal,
Sa e ndjeu, dhe Europa,
Herë,herë lëshon,pasthirmën,
Bravo!...Shqipja me dy koka.
A, s`të dukem foshnjarake?...
Të vlerësoj, ç`merr poezia,
Nga gurra jote, thesar,
Ku gjallon krijimtaria...
O,i madhi,Dritëro!...
Falma,ti përçartjen time,
S`kam ç`i bëj,jo... vargut tënd,
Që trëndalis,muzën time!...
- Poezi nga Natasha Limaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}