>
LETERSISHQIP

Gjeta Eshke

Thash se muza qe venitur, që në rrënjë marrur të tharë,
Për çudi…, palcëlabërisë, flakadan…, e mori zjarr…
Sy “ Ciklopi “ un’e tëra, rrëmbeva ç’kish në natyrë,
Me të shtata të ylberit, kapilarëve u dhash ngjyrë…
Sup më sup e kapur qiellin, pelerinbardhat shtrënguar,
Ç’më bëre imagjinatë?!..Me “ Mite “ më ke trazuar…
Perëndesha Labëri, vargmalet rrotull kurorë,
A, s’më thua, kush t’i derdhi, çelnajat, cili piktor?..
Vallen me rrezen e diellit, blerta-verdha-rozërimi,
Shpirti “ Pegas “ i tërbuar, me sy hapur ëndërrimi..
Orë-Zanë- Shtojzavalle, seç mu shfaqe, mbretëri,
Nëpër kodrinat e tua, kërkoj “ Gjergj Elez Ali “…
Ooooh, ç'dalldi që shijova, virgjërinë me lulërime,
Prehrit tënd, moj Labëri, gjeta eshkë, për muzën time!...



Mbresa nga një udhëtim në Labëri.

DËRGOI: