Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sot Ka Ditelindjen Naimi

Sot ka ditëlindjen* Naimi *, muza ime flakadan,
Kërkon fjalën më të ëmbël, të ngjiz varg për k’të Vigan….
Sot ka ditëlindjen *Naimi *,Ai që e tundi dhenë,
Me frazën e shenjtëruar, “ Qysh e le qengji kopenë…
Si sot, ka lindur * Naimi *, gurthemel’ i Shqipërisë,
Ai që i përjetësoi, dhe gërxhet Arbërisë….
Si, sot ka lindur * Naimi * tjetër, si ai nuk leu…
Që e ngopi atë shpirt me trimëri * Skënderbeu*….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *,Ai që edhe mërguar,
Vargun thur për mëmëdhenë, gjak e lot, e drithëruar….
Sot ka ditëlindjen * Naimi *që e ndezi kohën zjarr,
Amanet, gjuhë dhe troje, o i bukuri Shqiptar….
Si sot ka lindur * Naimi *,të gëzojm’ e të lodrojmë,
* Muhametin * shqipëtar, përjetësishtë ta kujtojmë!...

N. L. ( F ) 25 / 05 / 2019

- poezi nga Natasha Limaj


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet