A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ëndrrave

Më mungon, o më mungon,
Më mungon, sa, s’e mas dot…
Shikimin nga porta jote, syri bëhet pellg me lot...
Më mungon fjala jote, herë balsam - herë detyrim,
Pa leksione,por natyrshëm, terapi për shpirtin tim…
Më mungon kafja jote, edhe pjata e mbuluar,
Akullorja e mbasdites, çdo gjë bërë me ato duar…
Më mungon e më mungon, o gjëja ime hyjnore,
Ngrohtësia,përkushtimi me dashuri mëmësore…
Më mungon, o motër xhani, motra ime supervlerë.
Të mos më përvëloj malli, ëndrrave dil ndonjëherë!...

N. L. ( F ). 15 / 06 / 2019 /ora 20ºº

- poezi nga Natasha Limaj


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019