>
LETERSISHQIP

E Mbas Vitesh

Menduar se koha tretur
Pakëzën që na kish mbetur…
E vakëta përmbi buzë
Çakërdisje, zjarr në muzë…
Disa fjalëza gjysmake..
Bër-bër-bër…, seç bëlbëzova…
Dhe me muzë e pazonja
Të tregoj, ç’magji provova..
Pakëza thëngjillizuar
E vakëta përvëlimë…
Flak “ Olimpi “ dhe mbas vitesh
Shpirtin tënd e shpirtin tim!...