Naxhije Muhadri Poezi
Naxhije Muhadri

Tema: Poezi Për Shoqërinë


Tridhjetë Vjet Tranzicion

1
Ishte 2 korrik i vitit nëntëdhjetë, si zojgj u mblodhen
Shqipëtarët e shkret.Të lodhur nga
diktatura e radhetë e gjata,
vërshuan dhe u futen nëpër Ambasada.
2
Muret dhe telat me xhemba,
ndanin fëmijtë nga nëna.
Për dikë qante motra e për dikë
gruaja e pa përshkruar ishte kuja
3
Ndërsa medjet e botës shkruanin për
ngjarjet në Shqipëri, anijet u
mbushen me të rritur e fëmijë.
Ishin nisur ku shkonin nuk e dinin.
Të tjerët me lot në sy në breg të
detit rrinin.
4
Rrugaçet dhe uliganet nga
populli duhet ti ndajmë, thoshte
Ramiz Alia kur mbante fjalë.
Duhet të tregohemi të matur të
arsyeshëm, unitetin parti popull
t'a mbajmë të pa thyeshëm.
5
Nuk mundemi të marrim të
gjithë rrugë të largëta.
Për pluralizem duhen negociata.
Flisni studentet nuk ju mbyllesh
goja, mes tyre dallohej djali nga
Tropoja.
6
Priste Shqipëria ditë me
diell, rruga e vetme studentet në
grevë. U lëkund kopola kuptoj
disfatenë. U ulë në tovolin pranoj
negociaten.
7
Sy e vesh u bënë Shqiptarët
studentet folen të partë.
Kështu nuk vazhdohet se është
marrëzi, kerkojm pluralizem dhe
Demokraci
8
Të zënë ngushtë pushtetarët si
minjët në çark, herë kundërshtonin
herë jepnin hak.Herë ngrinin tonin
e tregonin dhëmbët herë ulnin kokëat
e zvarrsnin këmbët.
9
Nuk mbante pilafi më as një
pikë ujë, me 20 shkurt të vitit
1991 it u bë rrumujë.Te sheshi në
mes të Tiranës kam parë, 50 vjet
jetë me gjakë e lot të larë.
10
Të burgosur të lidhur me
zinxhir e hekur Shqipëtar të arrtisur nga malli të djegur, me shkurre të mbuluar pash të vrarë.
Familje të cilsura Kolak, nga fisi të ndarë.
11
Njerz të dëbuar që u digjej
shtepija.Të rinjë që ju qe mohuar
shkollimi dhe dashuria.Nëna që nga
duartë u rrembëhej fëmija.
Persona që në podrume dëgjonin lajme
dhe lëxonin libra.
12
Pash marshime me hapa
ushtarake, zborist që ndiqnin
fantazma në male.Në traktor pash
të kthyer bujq e punëtor, nënpunës që mbanin fjalime dhe tundënin
këmborë.
13
Pash diktatorin,që
zgerdhinte dhëmbët, servil që i
krihnin bishtin ri lëpinin këmbët.
Pash njerz të mashtruar e të
zhgynjëyr.Pash Shqipërin në varfri
e në mjerim të mbërthyer.
14
Dëgjova të shtena armësh,
njerz që bertisnin e qen që lihnin.
Në qafën edukatorit pash një litar.
Të vdekurit dhe të gjallët e terhiqnin zvarr.
15
Vazhdonte festa e bashkë me të rrumuja. Duel të heshtur bënte
e kuqja dhe bluja.Nderësa shumica
momentin jetonin, Ishë pushtetaret
për të ardhmen mendonin.
U versulen të merrnin se kush për
veti.Thaset i mbushen se nuk ju mbante xhepi.
16
Në këto kushte nevoja u ndije
të formohej një farë qeverie.
E përkohshme ishte qeveria s'kishte
buxhet.Ishte duartë bosh,i tha troq
popullit s'kishte drithëra në kosh.
17
Ky lajm Ipa menduar bëri bujë
me dashje pa dashje u bë prapë
rrumujë.U thyen dyqane, magazina,
kjo e jotja kjo e imja.
Incidenti pati edhe viktima
18
Mblodhi mendjën qeveria,
nga bota kerkoj ndihma, dhe ato nuk
munguan.Tonata në porte zbarkuan
Ca ndaheshin,ca shiteshin ca
visheshin.Por fati qe i mbarë pa
ngrënë nuk mbeti as një Shqipëtar.
19
U krijuan kushte të mira,
për zgjedhje të lira.Flloj fushata
në qytete dhe fshatra.
Ish pushtetarët u treguan shumë të
zgjuar.Ndrruan kostjmet,këmishat,
kollaret në eloktorat folen të
lartë.
20
Treguan se ishin njerz me
provojë,ndryshe mendonin, ndryshe
flisnin me gojë.Ky ishte momenti,
po binte kambana, testet e partisë
i hidhen te Lana.
21
Përsekutor e të përsekutuar
mbeten me tetë gishta në duartë.
Dy i mbanin lartë për Demokracinë
se në bunëkjer të gjithë e patem
shtepinë.
22
Kush e kundërshtonte këtë
teori,e pësonte si Arben Broci me
shokët e tij. Nuk patem guxim as
kohë të gjenin të verteten, ndaj
ulem kokat e vazhduam jetnë.
23
Vazhdonte fushata, premtime,
premtime nga të gjitha palët.
Parajsë kaluar parajsën do te jetonin Shqipëtarët.Dikhr na qe
premtuar se do të hanim me lugë të
floririt, tani nuk do të punonim do
t'i binim bilbilit.
24
Ishim të lirë të vepronim,
vota ishte e jona.E hidhnim për kë të donim.Fitoi Demokracia.
Festa kishte filluar edhe Shqiponja
në Flamur ishte e gëzuar.
25
S'ka fitore asnjë herë pa
drejtus e pa lider.Ne te dy i kishim,Azem Hajdarin, Sali Berishen.I pari qe i rrallë ndaj për jetë mbeti gjallë.I dyti u fut në
lojë,për drejtues kishte provojë.
26
Diplomati kështu vepron
edhe mbanë edhe lëshon.
Thënë është,dhe është provoj.
Politika është lojë.Në monizem
50 vjet loja ishte për i bret.
Kjo lojë sa mbaroj një e dytë na
filloj.
27
Më e keqja që s'tregohet,
këtu e drejta kurrë nuk mbrohet.
Se ata që kanë ngritur zërin.
Brez pas brezi plumb kan ngrënë.
Kështu para ne nuk vemi dhe të
mbytur në gjakë jemi.
28
Qeverit që jan ndrruar veq
për veti kan menduar.
30 vjet në tranzicion mbytur vendi
në Korrupsion.Asnjë pronë s'është
e lirë, qeverit i kam përpirë.
Është ndarë deti me pëllëmbë,
Deputet e kan ngrënë.
29
Trafikantet e doganjert jan
bërë milioner.Në maje të hundës na
ka ardhë në drejtësi na bien verdall.Për një fjalë kerset arma,
i ka fajet 97 ta. Nuk hynë në punë
siguracioni,për ilaçe nuk del
pensioni.
30
Nga lartë vjen orntimi
rruga e vetme vetpunsimi.
Kush jeton me ndihem socjale,
i punsuar është në kazane.Jan të
pa numërta aksidentet me para
blihen patentat,gjithmonë fajin e ka
viktima,pse nuk ruhet nga makina.
31
Kur shkon në shtepi nënpunsi
i shtetit, numron parat e ryshfetit.
Nga arsimi të na ruaj zoti,me
Diplom gjithfarë robi.Perndia të na
ruaj se i ndotur shpesh vjen ujë.
I madhë është interesi mall të
skaduar shet biznesi.
32
Po të vesh në malsi të
ngujuar gjen fëmijë.Burxhet jan me
shumë dytë,për të dalë e për të
hyrë.I lirë është krahu i punës,
varfëria shkaku i dhunës.
Po të futesh thell në fshat,
Kryeplaku mbjell Hashash.
33
Rroba ka me tonelata,në
pazar të Gabit vishen Shqipëtarët.
Nuk kemi nevojë për industri,se
prodhohet në Itali.Në pikë të
hallit është bujqësia,na vinë
mallra nga Greqia.Takësave u është
rritur vlera,mbyllur në zarfa na
vinë tek dera.
34
Për suksese gjithmonë flitet,
me gërshërë sherita priten.
Trashëguar këtë e kemi nga monizmi
nga Enveri.30 vjet kështu kemi
ecur te kutia kemi ngecur.
Përparimi i Shqipërisë, Nuk është
meritë e politikës.Na ka parë me
sy bota,kthyer Shqipëtarët në
robots.Në mal e në det kemi lënë
jetën.Kemi marrë vizat në
nëntëdhjetën.90 en.

Këto i pash dhe i shkrova,
dy variantet i jetova.

Dhjetor 2020.




b

- Poezi nga Naxhije Muhadri



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0