Brez mas brezit ne troje t’Shales O jane rrit burra t’beses e t’fjales O si dragoj per flake kushtrimit O me i pri t’para Dukagjinit O mos me i lan me vu pushtet O Turk e Shkja more as Krajl e Mret
Ni Nik Marash e njoften malet Oranik beset e fjalet Me urti me dridh kuvenin Me grykholle me ta kput penin Ball per ball hasmin me prit Me u kthye mrapa kurre ska dit Çka pat n’men kush s’mun ja nali Krenarine kerkuj sja fali N’Lekaj pat kullen e vjeter Shkoj n’Guci per nje jete tjeter
Pat ku i merr urtin e fjalen Rrit ni zerm me Vocerr Balen T’parte e ti dhan besen e Zotit N’Kuven t’Gerçes me djem t’Hotit Tan me vdeke e moren gurin Ne Deçiç me ngrite flamurin Gjithku knoj pushke e urtia O Nik Marash thrret Gucia Lufta Tamares ne Hot e Stare Me lan bashk trojet shqiptare
N’Theth te Shales ne nje shpi Zoti e shkroj fatin e ti Qysh ate dite si vnoj duvakun Fort ma nelt rriti oxhakun U promen der n’breg t’Ulqinit Mac Sokolja e Dukagjinit Ndaç burrnesh ndaç oratore Nderi kulles tone malsore Prit e qit ne dere te Shpise Te nan malet e malsise
Kur erdh dita e çlirimit Pikoj vnere Porta e Berlinit Komunizmin e pabese Kundra kishes edhe kundra fese Malet tona s’pranuen kurre Kur si nje kryq e flamur Me Prek Calin Nika s’nalet Kapercejn fushat e malet Tuj lshu zanin e kushtrimit Plave, Gucise e Dukagjinit
Vajtojn bjeshkeve ora e Shales U vran dy djemte e Vocerr Bales Vocerr Bala ngusht esht zane Mac Sokoles naj ka thane Djemte e mi pa mi vajtue Kurre te vorri skam me i çue Mu thaft goja paska thane S’jan per vaj po jan per kange Per njate vaj thojne deri sot Gurt e kulles kan pikue lot
U.D.B -eja komuniste N’pabesi Shqiptar po vriste Kurre s’guxuen me u mat me Niken Hijes ti ja paten frigen Kerkojne djemte ku i ka strehue Ne bese ton thon me u dorzu T’falim burg e te falim jete Ka vendos me u dorzu vete Gjen torturat ma ç’njerzore N’Goli Otok t’mushun me vorre
Gjasht muj rresht n’qeli e t’merrit Ç’ka si shkon kurre ndermen njerit Para gjyqit te pushkatimit Nje deshmi duel prej hetimit N’lufte te Plaves i Shkja ka than N’dore te Nikes rob jam zan Besa e ti e Zoti ne qell M’ka fal jeten e m’ka percjell Kur n’gjygj duel e verteta O Nik Marash ty fal jeta
Dhjet vjet burg mos kjoft harrue Pa dit gja pse je donue Por nje gja gjithkush e diti T’parve te tije emnin jau rriti Kur mban burri ndere e bese Zoti kurre se len pa shprese Duel prej burgut me tortura La tre djelm e i gjeti burra S’pranoj kurre me i thur lavdi Me ndie n’kange emnin e ti
Me ken sot kishte me thane Lum per gjak qe paskam lane Neper bote der n’Amerike Rodi i jem tuj rujt tradite Tuj rujt fene edhe zakonin Si ne Shal tuj e lut Shnjonin Tuj e ruejt gjakun e vet Gjuhen Shqipe qysh ne djep Tuj ba dasmat me flamur Kush ka ken nuk hupet kurre
Ndue Shytani - Kenge Per Nik Marashin Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenge Per Nik Marashin".
3. Video është e këngës "Kenge Per Nik Marashin", por nuk këndohet nga Ndue Shytani.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.