>
BIOSHQIP

Nertila Vreto Flet Mbi Klipin E Ri “Dasma E Madhe”

29-12-2013
Sapo keni publikuar këngën më të re “Dasma e madhe”, c’mund të na thoni për këtë këngë dhe videoklipin e realizuar?
Muzika dhe orkestrimi janë bërë nga mjeshtri Klodian Qafoku, dhe gjej rastin ta falenderoj për këtë këngë. Teksti është bërë nga Armand Trebicka, një tekstshkrues mjaft i talentuar. Ndërsa hair dhe make up janë nga duart e arta te Dhurata Curri. Veshjet janë mundësuar nga NYC fashion. Xhirimet janë bërë në Tiranë nga kompania Max Production, një kompani shumë e njohur.

Në këtë klip ju keni veshur fustanin e nusërisë. Mund të na thoni se si ndiheshit në ato momente,kishit emocione?
Emocione kisha shumë,madje emocione nga më të ndryshmet,por përpara faktit që duhet të dilja sa më mirë në klip, nuk mendoja për fustanin e bardhë.

Si ishte kjo verë për Nertilën? Punë, pushim apo ndërthurje e të dyjave?
Kjo verë ka qënë shumë e ngarkuar për mua,vetëm 5 ditë pushim kam bërë.Pjesën tjetër të kohës e kanë zënë edhe xhirimet për klipin që sapo doli në treg.

Po për festat e fundvitit c’plan keni? Ku do ta kaloni natën e ndërrimit të viteve?
Për festat e fundvitit, në krye të detyrës si gjithmonë. Këtë vit jam e ftuar në qytetin e Korcës dhe aty do të më gjejë mëngjesi i 1 janarit të 2014.

Cila është kënga që ju ngjall më shumë emocion dhe ju e keni më përzemër?
Nuk di kujt t’ia vë gishtin,sepse për mua secila këngë ka emocionet e veta.



Cili është raporti juaj me kolegët?
Shumë konfidencial do të thoja, përvec rasteve që mund të jemi bashkë në koncerte apo gëzime familjare,vetëm kaq.

C’mendim keni për muzikën shqiptare, kryesisht atë popullore?
Muzika shqiptare cdo ditë na befason. Ndërthuren zhanret me njera tjetren dhe dalin hite si psh baladë-tallava dhe kaq. Sa per muzikën popoullore më vjen keq por nuk ka krjimtari fare, por më tepër më vjen keq që disa kolegë thjesht po përsërisin veten dhe kaq.

Kalojmë pak tek jeta private. Si ka qënë Nertila femijë,adoleshente dhe tani? Cili është personi që keni me përzemër?
Hahahaha… Nertila ka qënë një femijë shumë bullafiqe, me ca flokë qe mezi i krihja, adoleshente me kembe ne toke dhe nje gjimnaziste me nota te shkelqyera. Prindërit, motrat
e nipcet janë personat që kam perzemer,që pa ta nuk do beja dot kurrsesi dhe cdo gjë ua dedikoj atyre.

Cila është fobia juaj më e madhe?
Fobia… uuu gjarpërinjte, mund te vdes, i kam shumë frikë.

Po në jetën reale kur do ta veshë Nertila fustanin e bardhë?
Hahahaha për momentin jo, kur të gjej princin e kaltër.

Si e mendoni veten pas 10 vitesh?
Nuk e di, si të jetë vullneti i Zotit.

Jemi në prag festash,cili është urimi juaj?
Ju uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve një vit sa më të mbarë, sa më shumë gëzim, shëndet e paqe. Gëzuar!

Intervistoi I. Loshi
(nix-music)

Nertila Vreto Flet Mbi Klipin E Ri “Dasma E Madhe”