>
BIOSHQIP

Nita Latifi, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...

10-08-2013
Nita Latifi, këngëtarja nga Prishtina na vjen kësaj here ekskluzivisht në këtë intervistë për të na rrëfyer gjithçka rreth vetes. Ajo deri tani ka vetëm një këngë të lançuar në treg por pritet që shumë shpejt Nita të na sjell një projekt të ri. Në vazhdim ajo na flet më shumë rreth karrierë së saj...

Teksteshqip: Nita, ju jeni një artiste e re në estradën kosovare. Na trego pak më shumë reth vetës tënde?

Nita: Unë jam Nita, vajzë e rritur në Prishtinë, me prejardhje nga Maqedonia (nga Kumanova". Studioj gjuhë angleze në fakultetin Filologjik, viti i 3-të tashmë. Nuk jam marrë në mënyre profesionale me muzikën, por ka 3 vite që studioj gitarë. Muzika ka qenë gjithmonë pjesë e jetës tonë, si në familje ashtu edhe në shoqëri mirpo koha kur kam fillu me kriju vetëbesimin për me qenë pjesë e skenës, ka qenë prejmarrja në "Star Akademi" në Shqipëri në vitin 2009.



Teksteshqip: Deri më tani keni të inçizuar një këngë "Merre Ose Leje", kur do të kemi një projekt tjetër nga Nita?

Nita: Me projektin e parë jam ndarë shumë e kënaqur, ndoshta edhe ma shumë se sa që kam pritë, për shkak që ka qenë kënga e parë edhe nuk e kam imagjinuar se si do të pritej. Projekti i dytë është nisur menjëherë pas suksesit të parë, por është dashtë të pres për shkak të angazhimeve tjera në festivale internacionale në Europë dhe angazhimeve në fakultet. Ndonjëherë është pak vështirë me u marrë me shumë gjëra në të njëjtën kohe, por besoj që gjithmonë e gjej momentin e duhur. Projekti i radhës është në pergaditje e sipër, besoj që ka me u pëlqy nga publiku.

Teksteshqip: Vitin e kaluar morët pjesë në Top Fest, ku u shpërblyet me çmimin "Best Rock Alternative", çfarë do të mbani mend nga ky festival?

Nita: Top Festi ka qenë një ndër eksperiencat ma t'mira që kam perjetuar ndonjëherë. Gjithçka ka qenë surprizë për mu duke filluar prej arritjes në finale e deri te çmimi. Nuk e kam pritur! Ndoshta e kam pasë pak shpresë për çmimin "Best New Artist" për faktin që kam qenë artiste e re me këngë të parë por asnjëherë nuk më ka shkuar në mend që e marrë çmimin "Best Rock", biles ka qenë një moment që kemi qesh shumë me kolegun Adrian Lulgjuraj, kur kanë dalë nominimet dhe kamera është afruar për të na parë reagimin, unë kam menduar që po vjen për Adrianin dhe i kam thënë "urime se e more!" dhe njëkohësisht është thirr emri im, de unë kam dalë në skenë krejt e hutuar sa nuk e di saktsisht se çfarë kam folur.



Teksteshqip: Nita ju keni qenë edhe përfaqësuese e Kosovës në disa festivale, në shtete të ndryshme si në: Bullgari,në Itali etj. Na flisii pak më shumë rreth kësaj eksperience?

Nita: E kam perfaqsuar Kosovën në dy festivale internacionale në Bullgari ku edhe jam nda me çmim të parë në njërin dhe me çmim të tretë në tjetrin, poashtu në Rumani dhe në Itali ku edhe vazhdoj të kem bashkpunim me ekipin italian të cilin edhe kemi qenë bashk në këto festivale. Së shpejti do të fillojmë me disa projekte edhe më të mëdha por s'kisha desht me shpalosë asgjë deri sa nuk fillojmë me punë.

Teksteshqip: Ju jetoni në Prishtinë. Njëkohesisht mbaroni studimet në "Fakultetin Fiziologjik" në Universitetin e Prishtinës. Na trego pak si po të ecën puna atje?

Nita: Fakulteti më ka ecë shumë mirë deri tash, besoj se ky vit i fundit do të jetë pak më i vështirë por që ja vlenë të sakrifikohen pak nervat edhe koha që mbas një viti të jem më e qetë dhe më e përkushtuar ndaj muzikës.



Teksteshqip: Cilat jane projektet me te aferta te Nites.Do te na sjelle ndonje kenge te re,videoklip apo pjesmarrje ne ndonje festival?

Nita: Siç e thashë edhe më herët, një këngë e re e bukur me një videoklip të bukur është në pergaditje e sipër, mbetet më pa çka po thotë publiku.

Teksteshqip: Po nga jeta private,çfare na shpalos Nita?Vazhdon te mbetesh "single"?

Nita: Vetë fjala "private"(qesh). Single nuk jam!

Teksteshqip: Sa je e angazhuar gjatë stinës së verës nëpër koncerte?

Nita: Jo vetëm stinën e verës por gjatë gjithë vitit kam qenë e angazhuar edhe në koncerte edhe në festivale dhe këtë vit fillova ti i reduktoj sepse më duhej ta ruaja energjinë për festivalet dhe fakultetin.



Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh?

Nita: Si gjithmonë, pushimet i kaloj me familje e kësaj here planet janë me i shiju plazhet e jugut të Shqipërisë.

Teksteshqip: Nita ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Nita: Jemi shtet i ri ku gjthçka është në duart e rinisë andaj ti japim sa më shumë rëndësi zhvillimit të karierës dhe shkollimit sepse kjo është baza e gjithçkaje.
(Teksteshqip)

Nita Latifi, Së Shpejti Me Projekte Të Reja...