Niti-Bronx

Sot Publikohet Klipi I Ri Nga Niti-Bronx

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[24-11-2013]
Do të publikohet sonte në mbremje videoklipi i ri i reperit nga Mitrovica, Niti-Bronx. Kënga “1 milion Probleme” ka tekst të fuqishëm dhe flet për problemet e të rinjve, ashtu sikurse edhe vështirësitë e tjera në sferën sociale në Kosovë. Për këtë arsye është menduar që shumica e xhirimeve të videoklipit të bëhen në formatin bardhë e zi.

Tekstin e ka shkruar vetë Nitti-Bronx, ndërsa muzikën e ka bërë ”Special B” në studion TB Records në Pejë, ndërsa videoklipi është punuar nga produksioni Excellent Entertaiment dhe Elvir Behrami. Niti që në të ardhmen planifikon një bashkëpunim me Bimm Bimën, ka thënë për këtë këngë:

“Uroj që edhe në projektet e tjera të kem sukseset sikurse në këngën ‘1 Milion Probleme’. Do të mundohem që adhuruesve të ju sjellë këngë sipas dëshirës së tyre”.
 (Teksteshqip.Com)

Sot Publikohet Klipi I Ri Nga Niti-Bronx

  Niti-Bronx - Një Milion Probleme [Teksti dhe Klipi]

Komente 0