>
BIOSHQIP

Nora Ndreu Në Pritje Të Kacurrelës Së Saj

08-08-2014
Atë e sheh kudo në koncerte e sidomos në dasmat shqiptare. Është një nga zërat më të ëmbël të Shqipërisë së veriut. Quhet Nora Ndreu, këngëtarja lezhjane e cila na zbulon për ne se ka gati klipin e saj të dytë që pritet të jetë më i fortë dhe një hit në muzikën shqiptare. Për këtë këngë që do të mbajë titullin ‘Kacurrelja’, Nora i është përkushtuar shumë duke nisur nga përzgjedhja e këngës ku është realizuar nga ‘Ëhite House Production’, e deri të dukja e saj që është kujdesur për veshjen e saj edhe një nga stilistët më me famë sic është Joni Peci. Ka provuar që në moshën e vogël të eksperimentojë rryma të ndryshme, por më e sigurt ndjehet te muzika popullore, ndërsa miqtë dhe familja e saj e mbështesin shumë dhe janë fansat e saj më të zjarrtë. Artistja ka qënë në shumë dasma por ku janë më interesantet ajo ka këtë përgjigje : ‘Ka shumë dhe dasmat në fakt janë të tila të bukura, por do të vecoja që dasmat më të vecanta më janë dukur në Kosovë’. Nora do të ketë të tjera këngë dhe bashkëpunime, por një dëshirë që do të donte të realizonte është të ketë një duet me këngëtarin Gena që e vlerëson shumë nga të tjerët, ndërsa ka marrëdhënie shumë të mira me kolegë të esdradës muzikore, por personi që i ka qëndruar më pranë dhe e ka ndihmuar shumë është Soni i ish grupit ‘The Dreams’. Por cili artist do të donte ti këndonte Norës në dasmën e saj? Këngëtarja thotë kështu: ‘Nuk është se e kam menduar këtë, po pse jo do të doja të ishte këngëtari Frederik Ndoci’. Ka vetëm pak kohë të pushojë, që ndoshta këngëtarja simpatike duke qenë afër detit e kalon ndonjë orë relaksi në plazh gjatë këtij sezoni, por ajo është e ftuar në shumë dasma dhe koncerte gjatë kësaj vere, e tani ajo po pret ardhjen këngës ‘Kacurrelja’ e gjithashtu edhe fansat e saj dhe ne po presim këtë këngë.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Nora Ndreu Në Pritje Të Kacurrelës Së Saj