>
BIOSHQIP

Po Vjen Hiti I Radhës Nga Nrg Band

13-04-2014
Bendi pejan i njohur si NRG Band pas bashkëpunimit me Klepton i cili ka pasur me shumë sukses, kanë treguar që gjatë sezonit verorë do të vijnë me shumë risi. Grupi i cili çdo herë sjell hite të suksesshme për tregun shqiptar, bëjnë me dije që një tjetër hit është gati për lansim. Lideri i grupit NRG Band, Besnik Qaka në faqen e tij zyrtare në Twitter ka treguar që shumë shpejt po vijnë me një këngë të re.



”Po vjen po vjen...sendi më i ri i NRG Band, shumë shpejt për lansim, veç po pjeket edhe pak”, ishte mbishkrimi i këngëtarit që tregon i cili na bën me dije se projekti i tyre më i ri veçse nuk është në duart e publikut. E ky mbishkrim nuk ka lënë duarkryq as fansat e grupit, të cilët në numër të madh treguan që mezi po e presin risin nga të pëlqyerit e tyre.


Po Vjen Hiti I Radhës Nga Nrg Band