>
BIOSHQIP

Olgera Lleshaj Këngëtarja Që Po “Dhez“

02-04-2016
A e njihni Olgera Lleshajn? Ajo ka talent, zë, shkollim, pamje...I ka të gjitha elementet që e bëjnë këngëtare të kompletuar.

Olgera Lleshaj ka ardhur shpërthyese me këngën e fundit me titull "Paja, paja", një këngë që tashmë është bërë refren dite.

Këngëtarja nga Shqipëria, por që është rritur në Itali, sjellë frymë moderne në këngën dhe videoklipin e saj të fundit, duke treguar se për të muzika është diçka që e trajton me shumë kujdes.

Kënga "Paja, paja" është punuar nga produksioni "Cricet Music" në Prishtinë, teksti është shkruar nga Filloreta Raqi, nderkaq videoklipi nga "Bugproduction". I gjithë projekti është mbështetur nga produksioni "Arboni".

Olgera ka disa këngë dhe videoklipe dhe një album muzikor të titulluar "Shpirti im". është këngëtare moderne, e pasionuar pas muzikës dhe formulë suksesi e ka origjinalitetin. Olgera, nuk ngatërrohet lehtë...

Ju ftojmë ta degjoni hitin e saj me titull "Paja, Paja".



(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)

Olgera Lleshaj Këngëtarja Që Po “Dhez“