>
BIOSHQIP
Biografia
Olgera Lleshaj ka nisur aktivitetin e saj muzikor duke kënduar që e vogël në evente muzikor organizuar në qytetin e saj, por dhe në koncerte të ndryshme në Diasporë. Olgera ka kryer studimet në Universitetin e Ca Foscari në Venezia.

Në Maj 2013, Olgera Lleshaj merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Jo Ti Mos Harro", realizuar nga producenti i mirënjohur Stine, Olgera arriti të hynte në 30 këngët më të mira të festivalit, duke kaluar në fazën gjysmëfinale ku performoi 100 % live shoqëruar nga një orkestër. Kënga pati kritika pozitive nga publiku.

Më datë 17 Tetor 2013, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Ne Zemer Te Mbaj". Videoklipi i saj i parë u prodhua nga Urban Graphics. Kënga është një baladë R&B realizuar nga Stine.

Më datë 13 Dhjetor 2013, Stine publikon videoklipin "Te Rrim Larg", në bashkëpunim me Olgera Lleshaj. Videoklipi u prodhua nga Gold Productions.

Në Prill 2014, Olgera Lleshaj merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Zemër".

Më datë 4 Korrik 2014, Olgera publikon videoklipin "Rum Dhe Parfum", në bashkëpunim me 2 Step. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga ND Film Pro. Olgera deklaron për TeksteShqip se i është dashur shumë punë për këtë klip, ndërsa xhirimet janë realizuar në Vlorë dhe Dhërmi.

Më datë 2 Gusht 2014, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Frymen Tende".

Më datë 22 Dhjetor 2014, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Shpirti Im".

Më datë 20 Korrik 2015, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "S'nal".

Më datë 25 Mars 2016, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Paja Paja".

Më datë 19 Shtator 2018, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Falma Dashurine".

Më datë 10 Gusht 2019, Olgera Lleshaj publikon videoklipin "Ledha Ledha".