TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Heroina
Lyrics

Mos prit te te thone "me fal"
ata mendojne se vete ke faj
Çdo nate kalon e dehur, pa gjume
pret te fitosh nga ata shume me shume
Sa here jemi pare ne te dy
s'kam pas guxim te ta them ne sy
Nuk iken dimri me ardhjen e nje lule
shume shpejte si lulet dhe ti do keputesh
Ky vend i marre po te merr gjithcka
ne fund te fundit ti punon per para
Ndoshta nuk je fare ne dijeni
se cfar thone njerezit kur kalon ti
Te shohin sikur je nje porosi
nje aventure pas nje gardhi e pas nje muri
Ke vite qe nuk ndjen asnje flirt
se per ata nuk ekziston, nuk ke as shpirt

Askush sdo tja di, se si ja del ti
cdo muaj te baguash qerane
dhe te rrisesh e vetme nje femije (2 here)

Mos prit te te thone "me fal"
ata mendojne se vete ke faj
Ti je nje vajze shume punetore
Por trurin ta kane bere llogore
Askush sta di mundimin, as durimin
nga ata mos e prit kurre bekimin
S’ka ka njeri qe s’ta kerkon
madje dhe zarat po perfitojne
S’di kush me ty po pret te rri
e vetme mbyllesh dhe s'ke shoqeri
Dobesohet zemra nga figura ne figure
ti e di qe asnje nga ata nuk ben per burre
Se trupi jot po vdes cdo dite
dhe ata cmimin fix nuk e levizin
Sistemi sdo tja di per ty
çdo gje qe ti po kalon e po pertyp
Nje dite do te jete shume vone
kur ta kuptosh se askush nuk te do
Ata mendojne se vete ke faj,
Mos prit kurre te te thone "me fal"