TEKSTESHQIP

Peter Pan Quartet
Klima E Demokracisë
Lyrics

Mamaja ime e lodhur
Lante, fishinte, hekuroste
Ndërsa babai im I dehur
Mbi kolltuk pozonte dhe krekosej
Unë I fshehur nën tavolinë
Pija verën e shtëpisë
Jashtë kish nisur dhe protesta
Ishte klima e demokracisë

Mësuesja e rrjedhur
Gëlltitej, fliste dhe shpjegonte
Ndërsa drejtori i ngerhur
Kërkonte ndonjë pjeshkë që ta ndëshkonte
Unë I fshehur nën bankën e vjetër
Kërkoja daljen në botën tjetër
Ishte klima e re e një lufte
Ku demokracia po lulëzonte pa kushte

Armiku im i mposhtur
Hante, flinte dhe pastronte
Ndërsa miku im i majmur
Merrte, vidhte, abuzonte
Unë i fshehur nën mullarët e fushës
Pija rakinë e mollës në flladin e gëmushës
Aroma dehëse e lirisë plurale
Ishte klima e demokracisë banale

Askush nuk e di se ku shkojmë dhe nga vimë
Detyra e njeriut sot është mos të dojë asnjeri
Në vend të zemrës përdorim një monedhe
Dhe valutën e vendosim vetëm në

Unë pres, po pres, po pres
As vetë s’e di se çfar po pres
Me kitarën në dorë, thikën në brez
Kjo demokraci po vdes

Lideri i fryrë fliste shpejtë
Mbante ligjëratë të zhdrejtë
Ndërsa militanti i ngrirë
Dëgjonte me veshët dhe me syrin e tretë
Unë i fshehur nën shkallët e pallatit
Ndizja cigaren me barin e Lazaratit
Ishte koha e të gjithëve
Klima e demokracisë së elitave

Martiri i vrarë
Shikonte, qante dhe bërtiste
Ndërsa hajduti i vogël mblidhte
Zhvaste, zhdukte dhe grabiste
Unë i zhytur nën armët e depove
Kërkoja të drejtën e vdekur të popujve
Amerika nuk ekzistonte as në filmat e Stallones
Ishte parajsë për “Al’Kaponet”

E dashura ime e mirë
Rënkonte, dridhej dhe më shumë më donte
Ndërsa zemra e sajë e rraskapitur
Hidhej, rrihte fort dhe gulçonte
Unë I fshehur nën petkun e artistit
Shtrëngoja fort diplomën timë të gomistit
Në rrugët e Tiranës nisi prap lufta
Për një demokraci me shapka firmato dhe tuta

Askush nuk e di se ku shkojmë dhe nga vimë
Detyra e njeriut sot është mos të dojë asnjeri
Në vend të zemrës përdorim një monedhe
Dhe valutën e vendosim vetëm në

Unë pres, po pres, po pres
As vetë s’e di se çfar po pres
Me kitarën në dorë, thikën në brez
Kjo demokraci po vdes