Më mbaj mend (për 1 muaj)

Petrit Lulo - Vito Pëllumbesha Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  6

Vito erdhe si pëllumbi,
erdhe më zgjove nga gjumi,
ç’bën kështu i thashë,
pse më zgjove unë sa rashë?

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Vesë e yjeve ka rënë,
do na lagë por s’kemi ç’bëjmë
por lësho flokët e gjata,
të mos ftohemi nga nata

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Vito mos më vra me supe,
mos më thuaj ikë tutje,
me flokët e tu ngrohmë
në frynë era në rëntë borë

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…

Në flokët e tua tëndë,
dimëron një fshat i tërë,
aty gjumi më bën mirë,
aty shkofsha djalerinë…

Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha
Vito, Vito Pëllumbesha,
në krahët e tua fjetsha…



Publikimi: 01/12/2004


Më Shumë Këngë Nga Petrit Lulo:


Komente 0


Petrit Lulo - Vito Pëllumbesha
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Vito Pëllumbesha".
3. Video është e këngës "Vito Pëllumbesha", por nuk këndohet nga Petrit Lulo.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.