A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ëndrra Për Këmbët

Në ëndërr pashë këmbët e mia që ecnin
Një fushe të gjerë plot gurë dhe baltra,
Të çmendura krejt vraponin e ngecnin
Njëra ish zbathur, më duket e djathta.

Iknin a s’iknin si këmbë të ndërkryera,
Ku shkonin vallë me aq babëzi,
Tundnin mbi vete kërcinjtë e thyera
Zot, sa të lumtura në atë palo dalldi…

U lutesha nga mbrapa e ato po më tallnin,
Kërcenin përreth një valle zulush,
Kishin ndot nga toka dhe rrinin në ajër
Sikur toka e tërë të ishte shtruar me prush.

Mbase merrnin hak që shpëtuan nga unë
Se jetën ua kam nxirë, unë pronari barbar,
Mbase iknin fatzezat me helmin në thonj
Para meje të futeshin drejt e në varr…

Iknin a s’iknin dhe fshiheshin ngado,
Kuptohet, ulok, unë nga mbrapa s’u vajta,
O këmbë të urryera për çfarë merrnit hak,
Njëra ish zbathur, më duket e djathta…

- poezi nga Petrit Ruka


Nuk ka akoma asnjë votë






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019