Më mbaj mend (për 1 muaj)

Edhe Remi është I Kënaqur Me Vitin 2013

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  2.3 / Votuan:  3
[27-12-2013]
Remzi Jakupi i njohur si Remi po e përmbyllë një vit të suksesshëm në fushën e këngës. Këngëtari pas albumit “GOOOL” solli në treg edhe një bashkëpunim të ri me vendasi e tij Arian Agushi i njohuri si Gold AG.

Kënga që mbanë titullin “Malli i ndarjes” i referohet kurbetit dhe mallin që kanë mërgimtarët tanë që jetojnë jashtë vendit. Kënga është plasuar bashkë me videoklip, të përgatitur nga produksioni “Imagine” xhirimet e të cilit janë bërë në Zvicër.

“Jam mjaftë i lumtur me duetin që patëm me Arianin, kënga është pëlqyer mjaftë shumë nga publiku i gjerë brenda dhe jashtë vendit. Vitin 2013 mund ta cilësoj si një nga vitet e suksesit tim në fushën e këngës, pasi që kam arritur të realizoj projekte për adhuruesit e mi”, ka thënë ai për “Zëri”. Remi sapo ka përfunduar xhirimet në programet festive të Vitit të Ri për të cilat thotë se u realizuan për mrekulli, edhe pse nuk ka mundur të jetë i pranishëm në të gjitha ftesat që ka pasur.

“Xhirimet në programet festive për festat e fundvitit kaluan për mrekulli, por natyrisht se më kanë sjellë edhe lodhje të mëdha. Mirëpo nuk kam mundur t’iu përgjigjem të gjitha ftesave për shkak të kohës së kufizuar”, shton ai.
 (Zëri)


      Gold AG - Malli I Ndarjes (Feat.Remi) [Teksti dhe Klipi]

Komente 0