>
LETERSISHQIP

Rilindja

Familjes së Shaban Jasharit
Sa herë vij aty
Ku zemra u bë qiell
Ku sytë
I preku zjarri
Unë shoh nga lind mëngjesi i lirisë
Unë shoh nga lulet pëshpëritin
Dritën e shpirtit të flijuar
Sa herë vij aty
Ku zemra ia tha këngës së pushkës
Brenda kullës dhe gjithësisë
Unë e ndiej ringjalljen.
Që qiellit ia dha kuptimin,
Që tokën e bëri me zot
Sa herë vij aty
Zemra më bëhet mal
Dhe dëgjoj zërat e paepur
Derisa çdo gjë të bëhet hi
Derisa çdo gjë të bëhet liri.

DËRGOI: