TEKSTESHQIP

Ridvan Ibraimi
O Fluturo Pëllumb
Lyrics

O Fluturo pëllumb o përmbi hava
o përmbi havae.

Se gurbetqari me lotë po qanë
o me lotë po qane.

Se zemra tij o me lotë po qanë
o me lotë po qanë.

O për vendlinjen që e ka lan
o mor e ka lane.

O fluturo pëllumb o me krah të leht
o me krah të lehte.

Se zemra ime bre flak ësht djeg
o mor flak është djege.

O fluturo pëllumb o mor n´shi e n´borr
o në shi e n´borre.

E fluturo o përmbi Kosovë
o përmbi kosove.

O fluturo pëllumb aj në er e n´shi
o mor er e n´shie.

O fluturo pëllumb o përmbi Shqipni
o përmbi Shqipnije

O fluturo pëllumb o pëllumbi i bardh
o pëllumbi bardhe.

E ndal ta jap o dhe nji selam
o mor dhe nji selame.

E me ma qu deri n´mahall
o deri n´mahalle.

Se kogja moti në shpi sjam kan
o në shpi sjam kane.

E mka marrë malli për bab e nanë
o për bab e nane.

E mka marrë malli për shqorin
o mor për vllaznine.

Se un sonte more du të rri
o me hjek mërzine.