TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Pavaresia E Kosovës
Lyrics

Oo po vjen dita qe shumë e kem pritë
T’bekoftë zoti oj Amerikë
Ka ardhë koha me shtri doren
Edhe i herë po për kosovën
Me i qu n’vend fjalt e Rugoves
Ooo t’UCK-së, Dëshmorëve t’Kosovës

Ooo amanetin e Adem Jasharit
Komandantit o Legjendarit
Për kete ditë luften e nisi
n’Llap n’Gollak Zahir Pajaziti
n’Lug t’Baranit Adrian Krasniqi
Ooo sa i top pushka o u kersiti

Ooo amanet nga Agim Ramadani
Nga Shkelzeni edhe Luani
Amanet nga Sali Qeku
Qe n’Koshare ra si orteku
E nga shqipja me dy krena
Ooo amanet nga Fehmiu dhe Xheva

Ooo t’gjith me emer o s’po i permendi
Djersë e gjak o i kanë dhanë kti veni
Bija e t’bitë po ma te mirë
Sa Dëshmor e sa Martir
Qe sa vjet kërkunë liri
Ooo t’jetojmë t’lirë në pavarsi e.

Ooo t’prehen t’qetë djemt e lirisë
Prej kohs vjeter te Dardanisë
T’falem nderit oj Tiranë
Zemra e shqipes ne ty frymon
Let buzqeshë sot Dardania
Ooo t’koftë me fat Kosovë Pavarsia.

DËRGOI: