TEKSTESHQIP

Rifat Berisha
Këngë Për Ise Llapqevën
Lyrics

Ej, çka po m'thot bilbili i malit
Po m'pikon loti prej mallit
Se na e la ni za rapsodi
I kendoi atdheut e i kendoi kombit
Kenge te vjetra t'historise
Nganihere kenge t'ashikenise
Za ma t'embel un nuk njeva
Ej, kur kendonte Ise Llapqeva

Ej, neper ode e festivale
Kenga e tij jehon nder male
I knaq zemrat e peshe i qon
Tu e rujte traditen tone
Me sharki e çifteli
Sot ketu jemi n'Dardani
Tu e rujt kengen ne keto treva
Ej, e kendoi kengetari Ise Llapqeva

Ej, fjale te embela kur llafonte
Za i embel kur kendonte
I buzeqeshur ish gjithhere
Shume bujar e burr me nder
Plisin n'ball, çifteline n'dore
Burr i hijshem, burr malesor
Iku, shkoi, na la me mall
Ej, kenga e tij kurre s'ka me u ndale

Ej, shume e deshti Ali Krasniqin
Sa mire kenget i qendisnin
Kendoi me t'madhin Sali Bajramin
Feriz Krasniqin e Qerim Gashin
Halil Bytyqin e me t'vllaun Hamzen
E rujne traditen e e rujne kengen
Neper odat e Kosoves
Hej, tu ia dhan mbare hakun kenges

S'nalet kenga, s'shuhet malli
M'thot bilbili prej ni mali
Kenget e tua gjithmon jetojne
Ej, Ise Llapqeva nuk t'harrojme