>
BIOSHQIP
Biografia
Rifat Zenun Mulaj eshte lindur ne fshatin Dobrune te rrethit te Hasit. Ka prejardhje nga nje familje me tradita folklorike dhe qysh ne moshe te vogel ka qene i apasionuar pas çiftelise ku mesimet e para te kesaj vegle muzikore i ka marre nga xhaxhai i tij Islam Mulaj. Ka qene pjesemarres ne grupet artistike te shkollave ne te cilat ka studiuar qe nga shkolla fillore, e mesme dhe ne universitet. Ai eshte anetar i grupit artistik ne Sh. K. A Pjeter Bogdani Has. Ka marre pjese ne shume evenimente kukturore folklorike kombetare dhe nderkombetare si: Festivali "Hasi Jehon" (Gjonaj KOSOVE), festivali folklorik "I Kendojme Lirise" (Kline KOSOVE), festivali "Oda Llapushes" (Malisheve KOSOVE), festivali per "Dervish Shaqen dhe Demush Nezirin" (Deçan KOSOVE), festivali "Oda e Malesise se Gjakoves" (Gjakove KOSOVE), festivali i "Komunes se Vitise" (Viti KOSOVE), festivali "Etno Fest" (fshati Kukaj-Gjilan KOSOVE), festivali i Gjirokastres (Gjirokaster SHQIPERI), festivali i Tuzit(Tuz MALI I ZI), festivali "Sofra Dardane" (Tropoje-Bajram Curr SHQIPERI), festivali "Oda Dibrane"(Diber SHQIPERI), festivali i Lezhes qe mbahet ne pervjetorin e Skenderbeut (Lezhe SHQIPERI). Ka qene i ftuar bashke me grupin e tij si rapsod ne festen e Dites se Plisit te mbajtur ne Dobordol KLINE ne vitin 2015, eveniment ky i dokumentuar ne librin "Dita e Plisit" vellimi 2 me autor Ismet KRASNIQI dhe Prend BUZHALA, po ne Diten e Plisit ne vitin 2016 i ftuar nga shoqata Bytyçi bashke me grupin e tij ne Dajt Tirane. Gjithashtu pjesemarres ne takimin e grupeve folklorike qe mbahet ne Kukes. Ne festat per pavaresine e Shqiperise i ftuar nga shoqatat shqiptare ne Gjermani, Zvicerr dhe Austrise ku eshte nderuar me mirenjohje. Ka dy albume me kenge folklorike dhe me grupin e tij jane ne pergatitje per albumin e rradhes.

Më datë 26 Tetor 2021, Idriz Hulaj & Rifat Mulaj publikojnë videoklipin "Adem Shuti".