2x (Kush ka faj që gjdo dit nervozohem nuk e di por ndoshta un kam faj vet)
Një dritë e fortë pa plan, gjumin ma nxjerr Kot mundohem me u mshef nga ky diell pika verës jasht 100 zhurma i dëgjoj provoj, por smundem t'i injoroj dhe zgjohem me zor, shkoj deri n'banjo me sy mshel duket se as uji i ftoht s'mundet me m'kfjell katër-pes orë gjum komplet nuk i kom ba kisha flejt hala se asnji andërr se kom pa
Qka me ba, s'kom zgjidhje, mendoj me dal shkallve te poshtë, kojshia m'nguc me fjal "Ku je kojshi koke lodh tu fjet, po get që hale pun nuk paske gjet" "Jo kojshi s'kom gjet, e as se kom nijet shyqyr që djali jot po punon n'gyrbet" Qysh ma prishi ditën bre hala pa e nis Kojshia jem, profesori i kimisë
Ref. Kush ka faj që qdo dit nervozohem? A thua prej kujt po dënohem? Nuk e di por ndoshta un kam faj vet që gjdo gjë po më ec me kaq siklet spo marr vesh edhe pse po mundohem por e di që nuk po pajtohem se di që un kam mundësi dhe s'do t'rri se me kohë dita ime do të vij
I hypi kerrit me dhez me t'parën se don drita e kuqe syt mi qorron e di mir qka ka se si kom qit benzin ja pe rrjedh dikun ja si uj po ma pin bensedin ku je? hajde ndimom nashta m'trullon se krejt punt llug i kom kerri jem, llom, niset me qyk t'zorit bon zhurm ma shum se krejt tenkat e Kforit
Vazhdoj për qytet, cka me pa mos vet trafiku sikur xhungëll, kijamet semafori i rrzum, se prom dikush i pit per inati t'shkaut prej vendi e ka qit e polici shkret, se din kryt e vet ku e ka jep shenja me dur njimij njerz jan tu e sha nja gjys ore i hupi, peqind metra me i kalu ja nisi me fishkllu për mos me u tranu
Ref...
Ma n'fund mrri te vendi, qaty ku rri me shokt e mij, një kazan kafe me pi kamarieri s'vjen, qohna porositi vet e lypi pa plumb, e aj t'madhe ma qet siklet bre vlla, se krejt mbrapsht po shkon secilin problemi i vet e munon njani asht pa pun, tjetri femën nuk ka i treti qe tre muj nëpër komunë ka nga
Me nxjerr një pasaportë, si qytetar i thjeshtë ka apliku n'pranver e tash e mer n'vjesht po si vyn kurgjë se nuk ka pare për deti veq me majt nshpi, me ja bo qejfin vetit bile me mujt mu mashtru gjithcka kisha dhan po me rrena të vërtetën kurrë nuk e vran kshtu që duhet me vazhdu me jetu me nervozë s'di a po m'kupton po mu ka bo jeta bozë
Ritmi I Rrugës - Kush Ka Faj Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kush Ka Faj".
3. Video është e këngës "Kush Ka Faj", por nuk këndohet nga Ritmi I Rrugës.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.