A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Mërgimin

Emigranti

Mengjes i ftohte, ambient i lagesht.
Rruga e zbrazet gjer ne fund.
Eci me hapat disi te ngadalt.
E gjethet era mbi trup mi shkund.

As qe e ndjej shiun qe bie.
Ne koken time mendimet bluaj.
Diku prane meje, nje tren rreshqet.
Une perkrah tij, sot nje i huaj.

Kembet i shtyj krejtesisht i lodhur.
Mbi shpine perkundet e renda cante.
Ne ket qytet i kudo ndodhur.
Sot une mbaj nofken, thjesht emigrant.

Mes shiut lagur, e i bere qull.
Asgje nuk ndjej, trupi m'eshte mpire.
Dita me fshihet tej ne horizont.
E rrotull meje shoh erresire.

Eci me kot, nuk di ku shkoj.
Ne cdo rrugice une endrrat mbjell.
Tej tek nje stol, syte me tradhetojne.
Te nesermen pres, valle cdo me sjelle!

- poezi nga Roni Kacorri


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  34





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019