Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Rudi
  • Emri i Vërtetë:
  • Rudens Gega
  • Vendlindja:
  • Tirane 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 38 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 13 Korrik 1981
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♋ Gaforrja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  19
Këndon kryesisht: hip-hop

Rudi është këngëtar i njohur. Emri i tij i plote eshte RUDENS GEGA. Zhvendoset ne Shkoder vetem 3 muajsh pasi i ati eshte nga shkodra ndersa e ema nga Tirana. Qe ne moshen 5 vjecare ka ndjekur provat e grupit artistik qe drejtonte i ati, i cili ne ate kohe ishte regjizor, aty u familjarizua me skenen e publikun. Ne moshen 7 vjecare ka bere debutimin e pare ne rol. Regjistrohet ne shkollen "17 nentori" ne Shkoder ku mbaron dhe filloren. Ne klasen e peste shperngulet ne shkollen 8 vjecare "Salo Halili" pas deshires te se emes per ta patur prane pasi ishte vete mesuese ne ate shkolle. Ne kete shkolle Rudi dha shkendijat e para per prirjet qe kishte per te shkruar e per te rrimuar. Ishte nje nga nxenesit me te dalluar duke e perfaqsuar shkollen e tij ne shume konkurse lokale. Ne moshen 15 vjecare regjistrohet ne shkollen e mesme te pergjithshme "28 nentori". Ne mature Rudi perjashtohet nga shkolla per ezaurim mungesash, shkollen e mesme e mbaron ne "Oso Kuka". Gjate viteve te gjimnazit Rudi njihet me muziken hip-hop dhe me deshiren e nje shoku me 1999 ai behet pjestar i grupit "Westyle", grup i cili fitoi sukses ne Shkoder pas disa pjesmarrjeve ne aktivitete lokale. Ne kete periudhe nuk mungojne as perplasjet me grupet e tjera rivale qe ishin shume pasi ne ate kohe ishte e bere e modes qe nje pallat te kishte nje grup. Ne fillim te vitit 2000 Rudi heq dore nga muzika i zhgenjyer nga nje festival lokal ku nuk mori cmim. Regjistrohet me korrespondence ne degen administrim biznes.

Në Janar 2001, me dëshirën e ish-të dashurës së tij, ai realizon në kushte të papërshtatshme albumin "Ja Ku Jam", i cili nuk ishte në nivelin e duhur profesional.

Në Qeshor 2001, Rudi bën prezantimin e tij të parë në rang kombëtar, në skenën e pallatit të Kongreseve, në Festivalin "Këngët E Stinës". Në duet me Blerta Boricin, ai këndon këngën "S'ke Pse Mendohesh", e orkestruar nga Jetmir Mehmeti, i cili do jetë dhe bashkëpuntori kryesor në karrierën e Rudit.

Në Qershor 2002, Rudi merr pjesë në PoliFest 2002 me këngën "Evulucion".

Në Dhjetor 2002, Rudi merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën "Te Zgjoj Nje Ndjenje".

Në Gusht 2003, Rudi lancon me videoklip hitin e tij "100% shqiptar". Ishte kjo këngë që e bëri Rudin në atë moment, një nga repistat më me peshë në Shqipëri. Me këtë këngë ai fitoi zemrat dhe respektin e shumë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në Nëntor 2003, Rudi merr pjesë në Kënga Magjike 2003 me këngën "Ejani Ju Ftojme Ne Party", në bashkëpunim me Stine & XXL.

Në Maj 2004, Rudi merr pjesë në Top Fest 1 me këngën "Ejani Ju Ftojme Ne Party", në bashkëpunim me Stine & XXL. Video e kësaj kënge solli diçka të re në audiencën shqiptare.

Në Dhjetor 2003, Rudi & Ingrid Jushi marrin pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Me Ty", ku fituan çmimin "Interpretimi Më I Mirë".

Në Shtator 2005, Rudi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2005 me këngën "Sonte", në bashkëpunim me DMC aka Babloki.

Në Dhjetor 2005, Rudi merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën "Qyteti Im (shkodra)".

Në Prill 2006, Rudi merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Tipa Si Puna Jone", në bashkëpunim me XXL.

Në Shtator 2006, Rudi merr pjesë në Mikrofoni I Artë 2006 me këngën "Per Nje Vajze Qe Di Te Doje", në bashkëpunim me Luiz Ejlli & XXL.

Më datë 12 Shkurt 2007, Stine publikon videoklipin "Mendoja Se", në bashkëpunim me Rudi.

Më datë 3 Qershor 2014, Klevi ABG's publikojnë videoklipin "Cash Money", në bashkëpunim me Koli, G Evil, Rudi & Matias.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Më shumë artikuj nga Rudi »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet