TEKSTESHQIP
Biografia
Rudina Çupi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1997.
Aktiviteti i saj poetik përmbledh katër tituj:
Të gjithë të drejtat janë të rezervuara” (2015);
“@” (2010);
“Shkopsitje” (2006);
“Mos ma kujtoni vdekjen” (1993);

Rudina gjithashtu përkthen dhe shkruan libra për fëmijë, të cilët i kushtohen gjuhës shqipe dhe lexuesit fillestar, si dhe është autore e librave didaktikë për mësuesin për parashkollorin. Ajo ka punuar si redaktore në disa shtëpi të rëndësishme botuese e, së fundmi, edhe si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe.

Veprimtaria e saj letrare për të rritur e fëmijë është vlerësuar me çmime e vlerësime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Është aktive në medien e shkruar dhe në atë vizive me shkrime letrare e kritike, artikuj publicistikë, intervista etj. I pëlqen të zhvillojë shpesh veprimtari leximi e shkrimi krijues me fëmijët në Shqipëri dhe në Kosovë.
Komente 0
Fanclub
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}